Softuer

Hapen rrugët për shkarkimin e Microsoft Office 2010 Beta

Nov 18 2009
0 Shpërndarje
Hapen rrugët për shkarkimin e Microsoft Office 2010 Beta

Më herët gjatë kësaj jave Office 2010 Beta u paraqit në rrjetet P2P të shkëmbimit të skedarëve, por ata që kanë arritur të tregohen të durueshëm dhe kanë kërkuar diçka më zyrtare dhe më të sigurt për shkarkim, atëherë tani është momenti.

Gjatë ditës së sotme në Konferencën e Zhvilluesve Profesional (PDC), Microsoft shpalosi beta versionin publik të Office 2010, SharePoint Server 2010, Project 2010, Visio 2010, Office Web Apps për Biznes dhe Office Mobile 2010.

Tani Office 2010 ka shumë gjëra të reja: Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook arrijnë me UI të evoluara, duke marrë elemente nga “ribbon-i” i Office 2007 dhe duke shfrytëzuar ndarje (tabs) në vend të menyve tradicionale. Word-i ofron një “shikim nga prapaskena”, që zëvendëson menynë e vjetër File, me një lloj riprezantimi vizual të saj. Ju do të gjeni gjithashtu një shirit anësor me shikime paraprake të drejtpërdrejta, të cilat do të jenë të dobishme mjaft shumë për gjëra si shikimi paraprak para printimit.

Përveç kësaj, Word (së bashku me PowerPoint dhe Excel) gjithashtu shtojnë disa vegla të vogla për editim të imazheve dhe videove, sikurse që është përmirësimi i ngjyrave, prerja dhe zvogëlimi. PowerPoint sjellë veçorinë e re për “slideshow transmetuese”, duke ju lejuar të paraqitni në perde një prezantim me çfarëdo PC-je të lidhur, përmes një ndërfaqeje me një klikim. Dhe Excel shton disa përmirësime të mençura sikurse hijezimi automatik i numrit më të lartë në diagramet përkatëse dhe disa vezullime, të cilat janë diagrame të madhësisë së fjalëve që mund të shtohen brenda diagrameve kryesore.

Ndryshimi më i madh në Office 2010 është SkyDrive. Hapësira Online e Microsoft për ruajtje të të dhënave, tani përfshin elementet esenciale për të garuar me Google Docs. Me çfarëdo versioni të Office 2010, ju merrni 25GB hapësirë ruajtëse. Kjo hapësirë ju ofron juve mundësinë për të krijuar e edituar dokumente me shpejtësi në Word, Exce dhe PowerPoint, të cilat gjithashtu mund të editohen në të njëjtën kohë nga grupi punues, sikurse në Google Docs.

Ekzistojnë dy versione kryesore të Office 2010: Versioni i plotë, çmimi i të cilit ende nuk është paraqitur dhe versioni Starter, i cili ofron veçori të limituara të suitës së tri programeve kryesore, dhe që do të ofrohet pa pagesë me shumë PC të rinj. Me cilindo opsion që zgjidhni, ju do të fitoni 25GB hapësirë ruajtëse online dhe qasje në SkyDrive.

Office 2010 do të paraqitet dikur në gjysmën e parë të vitit 2010.

Shkarkoni Office 2010 Beta prej këtu.

Lajmet e fundit>