Harduer

Hapësirë rrjeti për shtëpi apo zyrë

Aug 30 2008
0 Shpërndarje
Hapësirë rrjeti për shtëpi apo zyrë

Por tani, disqet më të reja janë të pajisura me mjete që e bëjnë instalimin e një pajisje NAS të lehtë për cilindo edhe për ata pa ndonjë nivel të lartë njohurish në teknologjinë informative. Ky është lajm i mirë për konsumatorët. Shtëpitë e rrjetëzuara janë gjithnjë e më të shpeshta nëpër botë. Më shumë pajisje mund të lidhen në këtë mënyrë duke mundësuar leximin e videove, muzikës, lojërave, etj. Pas një periudhe të zgjatur të një evolucioni të vogël, tregu i magazinimit NAS po përjeton lëkundje të mëdha.

Çmimi fillestar vazhdon të ulet ashtu siç ulet çmimi i harddisqeve. Çmimi për një gigabajt për një NAS disk 1TB është zvogëluar për më shumë se 50% në krahasim me dy vitet e kaluara. E dyta, dhe më e veçanta, kompanitë po joshin përdoruesit shtëpiakë me dizenjo më të bukur të kutisë së ndërtuar mirë, me pamje të pranueshme dhe tipare të mira përdorimi. Kemi testuar pesë disqe NAS në PC World Center. Këto modele, dy nga të cilat krijuan diagramin tonë, paraqesin një shumëllojshmëri të disqeve NAS që ofrohen sot. Të gjithë disqet kanë qëllim të njëjtë, por përdorin shtigje të ndryshme për të ofruar funksionalitet të ngjashëm. Një njësi, Synology Disk Station DS207+ me çmim 547$, ka ardhur i konfiguruar me 1 terabajt hapësirë në dy disqe. Dy të tjerët HP Media Vault mv2120, 299$ dhe Netgear ReadyNAS Duo me çmim 400$, kanë ardhur me një disk 500GB dhe një port të hapur për një disk tjetër shtesë. Modeli i katërt, LaCie Ethernet Big Disk me çmim 299$, ka një disk 1TB brenda. I pesti, SYnology Cube Station CS407 1075$, ofron 2TB të hapësirës së ndarë në katër disqe. Rezultati i testit tonë? ReadyNAS Duo ka fituar vendin e parë në tabelën tonë Top 5 të Network-Attached Storage Drive. Synology Disk Station DS207+ gjithashtu ka kaluar mbi mesin e tabelës. Këto dy modele kanë marrë vendin e tyre falë lehtësisë së përdorimit dhe tipareve të përshtatshme për përdorim shtëpiak.

Gati, Ruaj

ReadyNAS Duo i Netgear ka mungesë të disa tipareve, në krahasim me vëllanë e tij më të madh, ReadyNAS NV+, pasi ka dy porte. Portin e dytë e ka të lirë për të vendosur disk shtesë. Duo ka lëvizur ngadalë në testet tona, duke i përfunduar të gjitha në kohë rekord, përveç njërit, duke mundur edhe NV+, paraardhës i Duo të Netgear. Kjo është një pajisje e bukur dhe ka një konstruksion të fortë, me porte që mund të lidhen lehtësisht me disqe të tjera. Kaloni tek disku i dytë dhe Duo do të pasqyrojë përmbajtjen e diskut të parë tek disku i dytë. Disa njerëz do ta pëlqejnë këtë mbrojtje, veçanërisht kur përdoret për backup, por unë do ta pëlqeja nëse Duo do të bënte një kalim të lehtë nga RAID 0 dhe RAID 1. Një tjetër lehtësi është se pajisja e ruan sistemin operativ në memorien flash, kështu që ju mund ta zëvendësoni diskun primar me një më të madh. Duo vjen me vegël ndihmëse, RAIDar, për konfigurimin e pajisjes në Windows apo Mac dhe konfigurimin e tipareve të avancuara të Duo, duke përfshirë programin për shpërndarjen e fotografive. Ka përkrahje për iTunes të Apple, Squeezebox SqueezeCenter të Logitech, Microsoft Windows Media Center, Xbox 360, Sono Digital Music System, dhe Sony PlayStation 3. Në mënyrë veçantë, Duo ka të bashkangjitur BitTorrent, përmes të cilit ju mund të shkarkoni direkt tek kjo pajisje.

Synology: Navigim i Qartë, Shumëngjyrësh

Synology fiton pikë të larta për pajisjen e vet, me modelin me katër disqe CS407 dhe me dy disqe DS207+. I bazuar në sistemin operativ Linux, Disk Station Manager 2.0, kombinon mundësitë që ka ReadyNAS, me një dizenjo shumë të përshtatshme, ku vetëm me një shtypje të butonit kryeni punë. Dëshironi të transmetoni të dhëna në platformën e lojërave? Nuk ka problem. Keni nevojë të krijoni një faqe për shpërndarjen e fotografive? Thjesht! Veç aktivizoni këtë tipar dhe vendosni dokumentet në dosje. Kjo e bën edhe më të lehtë punën në krahasim me Ready NAS Duo apo HP Media Vault. Të dy modelet Synology kanë protokollin SSL/TLS në HTTPS, që e bëjnë më të sigurt qasjen nga larg në disk, përmes internetit. Ready NAS Duo gjithashtu ofron këtë tipar.

Të dy njësitë kanë dëshmuar karakterin e tyre të perfomancës në testet tona, duke prodhuar shifra të ngjashme në shpejtësi, që i afrohet majave të testit. Performanca e tyre nuk ishte shumë e kënaqshme në testin për kopjimin e dokumenteve të mëdhenj (3.06GB), ku ata dukshëm ishin më të ngadalshëm se mesatarja e konkurrentëve. Të dy pajisjet e Synology kanë mungesë të porteve për disqe të lëvizshëm, sidoqoftë ju mund t’i zëvendësoni disqet që janë të vendosur brenda shasisë dhe montimi i një disku të sigurt brenda kutisë është i lehtë. Dallimi i dukshëm mes dy sistemeve është se DS207+ është pak më i vogël, pasi përkrah vetëm dy disqe, ndërsa CS407 pranon katër. Për bollëk të të dhënave në disqe, të dy modelet mund të përdorin RAID 0 apo RAID 1, ndërsa CS407 shton RAID 5.

I Vockël, Elastik, Miqësor

Media Vault mv2120 i HP duket miqësor. Ka një panel kontrolli të butë dhe të lehtë, të cilin mund ta mësojnë shumë shpejt edhe fillestarët e NAS, brenda pak sekondave. Butonat e menysë së sistemit ju drejtojnë përmes rregullimit të gjithçkaje, nga shkurtesat e dosjeve të mediave, deri tek direktoritë e parakrijuara për video,foto, muzikë e deri tek ruajtja automatike e kopjes së sigurisë. Programi i mv2120 ju ndihmon të rregulloni një faqe të thjeshtë HTML për shpërndarjen e fotografive, kështu që mund të ofroni qasje nga jashtë, te NAS, pa transmetuar adresën IP-së te të tjerët. Unë kam krijuar, për shembull, PCWtest.hpmediasmart.com. mv2120, i cili e çon panelin e kontrollit të rrjetit në një lartësi tjetër. Një shirit lëvizës që rregullon, për shembull, se sa shpesh një pajisje merr muzikën nga iTunes. Fatkeqësisht, performanca e modelit të HP-së ishte pa gjallëri.

Në testet tona, mv2120 gjatë gjithë kohës kishte një paraqitje mesatare, krahasuar me modelet e tjera të testuara. Kasa e mv2120 kishte disa kënde të prera. Kutia eGladstonemadhe plastike i bën disqet brenda të duken shumë të lehta. Një tjetër problem është se disku primar që është i inkuadruar në pajisje, nuk mund të zëvendësohet nga përdoruesi, pasi ky përmban sistemin operativ NAS. Në krahasim me bollëkun e HP-së, Media Vault mv2120, LaCie Ethernet Big Disk, është i mangët në shumë tipare. Ka një disk të vetëm, 1TB për të ruajtur dhe shpërndarë të dhënat. Big Disk nuk ka marrë pikë të larta për sa i përket performancës. Më mirë është shfaqur në menaxhimin e kopjimit të të dhënave, duke e kryer detyrën në 384 sekonda. Për dallim, DS207+ nga Synology ka përfunduar të njëjtën detyrë për 277 sekonda. Në fund, kur njësitë nga Synology kanë arritur pikët maksimale për programet e tyre, ReadyNAS Duo vjen si fitues i madh, duke u pozicionuar në majë, për shkak të konstruksionit të fortë që ka, programit shumë të konfigurueshëm dhe performancës së shpejtë e impresionuese.

Lajmet e fundit>