Lajmet

Hapet dyqani i ri online për sistemin operativ Linux Mint

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Hapet dyqani i ri online për sistemin operativ Linux Mint

Muaji tetor mund të ketë qenë pak a shumë i dominuar nga Ubuntu Linux, por këtë javë vëmendja do të kthehet tek Linux Mint.

Projekti i Linux Mint lajmëroi se ka tashmë një dyqan online. “Ndihemi krenarë që, në bashkëpunim me CompuLab, ThinkPenguin, OSDisc, dhe HELLOTUX, të prezantojmë një seksion të ri në uebfaqen tonë: The Linux Mint Store”,- shkroi themeluesi dhe udhëheqësi i projektit Clement Lefebvre në deklaratën zyrtare.

Lefebvre shpjegoi se “The Linux Mint project” nuk prodhon, shet apo shpërndan gjë tjetër përveç softuerëve.

Falë rrjetit të fuqishëm e të besueshëm të partnerëve, ata ofrojnë tashme produktet e Linux Mint për të gjithë komunitetin. Artikujt në Linux Mint store të drejtojnë tek uebfaqe partnere, tek të cilat mund të bëhen blerje.

Shembuj produktesh janë mintBox, së bashku me kompjuterë dhe laptopë nga ThinkPenguin si dhe Live DVDs apo USB sticks.

Vetëm një pjesë e caktuar dhurohet për Linux Mint project, duke përfshirë edhe 10% të çmimit të të gjithë kompjuterëve të blera përmes Linux Mint Store. (PCWorld Albanian)

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>