Lajmet

Hapet ekspozita e pullës postare 2000-2009

Dec 4 2009
0 Shpërndarje
Hapet ekspozita e pullës postare 2000-2009

Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite u theksua se vetëm për vitin 2009, janë prezantuar 10 edicione të pullave postare, ndërkohë që deri më tash numërohen 52 edicione me 142 motive të ndryshme.

Filatelia e Postës së Kosovës, nëpërmes kësaj ekspozite dhe të tjerave si kjo, ka arritur që nëpërmes pullave postare ta afirmojë Republikën e Kosovës në botë duke iu atribuar atyre rolin e një ambasadori.

“Përpos trashëgimisë tonë kulturore, historike, kombëtare dhe të arriturave shkencore, përmes edicioneve të ndryshme të pullave postare, kemi arritur t’u shprehimin falënderimin dhe mirënjohjen tonë për miqtë tanë, të cilët na kanë ndihmuar në ditët e vështira”, deklaroi menaxherja e Filatelisë së PTK-së Fakete Kadiu me këtë rast.

Ekspozita e pullave postare për periudhën 2000-2009 do të jetë e hapur për vizitorë deri më datë 11.12.2009.

Lajmet e fundit>