Lajmet

Hapet “Java e Inovacionit”, organizohet për herë të parë në Shqipëri

May 10 2014
0 Shpërndarje
Hapet “Java e Inovacionit”, organizohet për herë të parë në Shqipëri

jishËshtë hapur sot zyrtarisht “Java e Inovacionit 2014”, iniciativë kjo e Ministres për Inovacionin dhe Administratës Publike të Shqipërisë. Në aktivitetin e organizuar me rastin e hapjes së kësaj nisme merrnin pjesë Zv.kryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, Mynyr Koni, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, përfaqësues nga AIDA, AKSHI, etj. Përveç prezantimit të katalogut të “Inovacionit në Shqipëri” të pranishmit ndanë me të ftuarit qasjet e tyre rreth koncpeteve për “Javën e Inovacionit”. Në fjalën e saj ministrja Harito vlerësoi rëndësinë e kësaj jave duke thkesuar se: “Teknologjia sjell transparencë, dhe nëpërmjet transparencës krijon mundësinë të sjellë më shumë besim tek njëri-tjetri. Dhe një nga objektivat e teknologjisë është ti bëjë gjërat më të lehta dhe këtu doja të kujtoja Stive Jobsin, i cili krijoi një inovacion të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë, krijoi iPhone dhe nëpërmjet tij ndryshoi komplet strukturën e tregut të telekomunikacionit, një treg ky që është qindra dhe miliarda euro në botë dhe ndryshoi plotësisht të ardhmen e këtij tregu”.

 Për ministren e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, inovacioni dhe zhvillimet teknologjike, dita-ditës po ndryshojnë jetën tonë duke ridimensionuar dhe rikonceptuar distancat midis nesh, gjithashtu dhe raportin me dijen dhe eksperiencën.“Bota po ndryshon dhe me të duhet të ndryshojmë dhe ne. Inovacioni dhe zhvillimi i shkencës janë prioritetet tona kryesore. Po punojmë për jetësimin e një prej objektivave të programit qeverisës që lidhet me dixhitalizimin e sistemit arsimor parauniversitar, zbatimin e platformave e-learning në procesin e  mësimdhënies duke prezantuar pajisjet e reja dixhitale në gjimnazet e vendit, dhe synojmë ti kemi në çdo klasë dhe shkollë të mesme deri në vitin 2017”, u shpreh Nikolla në fjalën e saj.

Zv.kryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi u shpreh në emër të qeverisë se inovacioni synohet të bëhet pjesë e shërbimeve të administratës publike dhe të kulturës së punonjësve të saj. Sipas tij inovacioni në shërbimet e administratës publike është një mjet i fortë edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse inovacion do të thotë transparencë.

“Java e Inovacionit” do të organizohet nga datat 10-16 maj 2014 dhe është eventi më i madh dhe i pari i këtij lloj në Shqipëri, i organizuar nga Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike. Gjatë “Javës së Inovacionit” do të këtë një axhendë të ngjeshur aktivitetesh, duke konkretizuar kështu, çështje të rëndësishme si dixhitalizimi në shumë fusha si arsimi, shëndetësia, mjedisi apo energjetika, deri tek dixhitalizimi i të dhënave qeveritare dhe ofrimi i shërbimeve publike online. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>