Lajmet

Hapet portali online për denoncimin e korrupsionit

Feb 2 2015
0 Shpërndarje
Hapet portali online për denoncimin e korrupsionit

Untitled

Një portal i lajmëruar më parë, stopkorrupsionit.al është hapur ditën e sotme gjatë takimi mbajtur nga kryemnistri shqiptar Edi Rama së bashku me të ftuar të tjerë ku ishte edhe ambasadori amerikan i sapo emëruar Donald Lu. Kjo iniciativë online e administratës për të luftuar korrupsionin nuk është e para e këtij lloji. Në muajin Nëntor, policia e shtetit shqiptar lançoi dy aplikacione përmes të cilave mund të denonconit krimet kibernitike dhe aktet korruptive.

Gjatë takimit të ditës së sotme, z. Rama e cilësoi këtë portal online si një armë në duart e qytetareve që nuk duan ti nënshtrohen korrupsionit. Portali i ri karakterizohet nga një ndërfaqe e thjeshtë ku në qëndër të saj bie në sy një dritare kufizuar nga hekurat dhe mbi të qëndrojnë emërtimet e të gjithë sektorëve shtetëror. Ju mund të denonconi për akte korruptive në 9 sektorë të ndryshëm: Drejtësi, Shëndetësi, Arsim, Polici, Doganë, Tatime, Legalizime, Hipoteka, Automjete, Tendera dhe Ndërtime pa leje.

Gjatë një denoncimi ju mund për përzgjidhni nëse doni të ruani anonimatin ose jo. Nëse keni dokumente, foto ose video që verifikojnë denoncimin mund ti ngarkoni në këtë portal online. Portali është mundësuar nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

(PCWorld Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>