Lajmet

Hapet regjistrimi për edicionin e gjashtë të konferencës Software Freedom Kosova 2014

Oct 18 2014
0 Shpërndarje
Hapet regjistrimi për edicionin e gjashtë të konferencës Software Freedom Kosova 2014

flossk(1)Edhe pak ditë na ndajnë deri në fillimin e konferencës më të madhe të softuerit të lirë dhe të hapur në Ballkan, Software Freedom Kosova dhe regjistrimi për të pasur mundësi për ta ndjekur këtë ngjarje nga afër është hapur tashmë.

Ashtu siç ju kemi treguar më parë, edhe në këtë edicion, në kuadër të kësaj ngjarje, përveç konferencës tradicionale, do të jenë të inkuadruara edhe seanca praktike, ku të pranishmit vetë do të jenë në gjendje të zhvillojnë ndonjë gjë, apo të testojnë diçka, nën udhëzimet e personave kompetentë.

Regjistrimi është hapur vetëm për konferencë, ndërsa nuk është bërë ende hapja e regjistrimit për seancat praktike të cilat zakonisht janë me numër më të vogël të vendeve të lira për shkak të mungesës së hapësirave të mëdha për të akomoduar më tepër persona.

Këtë vit kjo konferencë organizohet për herë të gjashtë me radhë dhe do të jetë e pasur me ligjërata dhe demonstrime nga 17 persona që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Për ta parë listën e ligjëruesve dhe për ta rezervuar një vend, shkoni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>