Lajmet

Hapet regjistrimi për workshop-et e konferencës Software Freedom Kosova

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Hapet regjistrimi për workshop-et e konferencës Software Freedom Kosova

Shoqata FLOSSK ka publikuar në uebfaqe axhendën e vet, të cilën deri dje e ka pasur vetëm në aplikacionin për Android, si dhe mundësinë e rezervimit të vendeve të lira në workshop-et, të cilët pritet të mbahen gjatë dy ditëve.

Gjatë të shtunës është planifikuar të mbahet dita me ligjërata, ku në lidhje me ligjëruesit pjesëmarrës, prapavijën e tyre profesionale, si dhe temat që pritet të shtjellohen nga ta mund t’i shihni në uebfaqe.

Për tri ditë rresht, më 7, 8 dhe 9 shtator, sa është planifikuar të mbahet kjo konferencë, pothuajse gjatë tërë ditës është parashikuar mbajtja e këtyre ligjëratave, si dhe sesioneve të shkurta për punë praktike nga vetë pjesëmarrësit.

Për shkak të hapësirës së kufizuar, është bërë edhe hapja e formës së rezervimit të vendeve nga të interesuarit.

Ata që duan të regjistrohen, mund ta bëjnë këtë gjë duke shkuar këtu. Pasi të keni shkuar tek lidhja e mësipërme, do të dërgoheni tek një faqe ku shihet orari, por nëse shkoni tek pjesa ku shkruan Sunday September 8th, 2013 do të mund të shihni temat, ligjëruesit, si dhe llojet e sesioneve workshop, në të cilat duhet të klikoni për të bërë rezervimin. Ligjëruesit këtë vit vijnë nga vende të ndryshme, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë.

Konferenca ka filluar të mbahet në vitin 2009 dhe kjo është hera e pestë që mbahet. Këtë vit, kjo ngjarje është planifikuar të mbahet në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (PCWorld Albanian)

SFK 2013

Lajmet e fundit>