Softuer

Hapet dyqani i parë për aplikacione për të rritur

Nov 30 2009
0 Shpërndarje
Hapet dyqani i parë për aplikacione për të rritur

E quajtur MiKandi, kompania ka lansuar portalin dhe klientin e saj për pajisjet Android, me ç’rast pritet që edhe të tjera të përcjellin këtë gjë.

Dyqani MiKandi është një klient që instalohet i vetëm në mobil dhe ju lejon kërkim të shpejt dhe shikim paraprak të aplikacioneve të reja për të rritur dhe i instalon ato menjëherë.

Ka një bashkësi të aplikacioneve pa pagesë dhe me pagesë, ku aplikacionet pa pagesë gjithashtu do të ofrohen nga uebi i kompanisë dhe frontet mobile. Përdoruesit gjithashtu mund të postojnë rishikime dhe tu bashkohen diskutimeve.

“Gjersa çdo gjë është legale, qielli është limiti” deklaron kompania.

Zhvilluesit pranojnë një llogari online që iu mundëson atyre të ngarkojnë shumë aplikacione dhe të shtojnë përshkrime të detajuara, imazhe dhe video. MiKandi ka deklaruar se shpreson të tërheq vëmendjen e zhvilluesve që ndiejnë se “idetë e tyre inovative po shtrydhen”.

Lajmet e fundit>