Lajmet

PTK hap ekspozitën e pullave postare "2000-2010"

Dec 6 2010
0 Shpërndarje
PTK hap ekspozitën e pullave postare "2000-2010"

Vizitorët e ekspozitës që nga sot e deri në fund të këtij viti do të kenë mundësinë që nga afër të informohen për punën e Filatelisë së Kosovës gjatë periudhës 2000-2010, ku janë evidente zhvillimet e Filatelisë së Postës së Kosovës, sidomos gjatë dyvjeçarit të fundit.

Në periudhë 2000- 2003 janë emetuar gjithsej vetëm 3 emisione të pullave postare, ndërkaq prej vitit 2004  numri i edicioneve të reja shënon rritje graduale për ta arritur zhvillimin e sotëm ku vetëm gjatë vitit 2010 janë emetuar 12 emisione të reja të pullave postare.

Nuk është rritur vetëm numri i emisioneve brenda vitit, por edhe atraktiviteti i produkteve si dhe niveli artistik i dizajneve. Edhe pse relativisht e re, Filatelia e Kosovës ka arritur rezultate të lakmueshme me emetimin e 64 edicioneve dhe shtrirjen e rrjetit të distribuimit te konsumatorët në pothuajse të gjitha vendet e botës.

Filatelia e Kosovës ka arritur ta përmbush me sukses objektivin primar të prezantimit të Republikës së Kosovës si shtet me trashëgimi të begatshme kulturore e historike, shtet i respektimit të të drejtave të njeriut dhe para se gjithash një shtet me virtyte të larta bujare dhe humane.

Secili emision i pullave postare të emetuara nga PTK bartë mesazhin e veçantë nga lëmitë e ndryshme të jetës dhe me plot të drejtë pulla postare mund të konsiderohet si njëri nga ambasadorët e Republikës së Kosovës.

Lajmet e fundit>