Ja se si

Hapni çfarëdo folderi me “urdhërin” Windows-E

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Hapni çfarëdo folderi me “urdhërin” Windows-E

windows_e_copy Shumëkujt mund t’i pëlqejnë urdhërat e shkurtër në tastierë që mundësojnë të kryeni gjëra të ndryshme, me pak përpjekje, duke kursyer kështu mjaft kohë.

Dhe njëri nga këta urdhëra është hapja e Windows Explorer duke klikuar butonin që e ka shenjën e Windows-it dhe shkronjës E, që hap Windows Explorer, i lokalizuar tek disqet.

Kjo mund të jetë gjë e dobishme, për të parë se cilat disqe i keni në dispozicion si dhe të kryeni ndonjë gjë tjetër, por ndonjëherë mund të jetë ndonjë vend tjetër të cilin duhet ta vizitoni si shpesh dhe keni dëshirë që me anë të ndonjë urdhri të shkurtër nëpërmjet tastierës të shkoni tek ai vend.

Falë veglës pa pagesë, AutoHotkey, është e mundshme që të bëhet një rivendosje e pozicionimit në çfarëdo folderi që dëshironi me anë të klikimit të butonit Windows dhe butonit E.

#e::run explorer.exe {Vendi i Folderit}

Mbani kllapat dhe brenda tyre shkruani lokacionin e saktë të folderit. Kështu, për shembull, nëse dëshironi të shkoni tek C:\Data\Word\Blogposts, atëherë këtë frazë duhet ta fusni brenda kllapave.

Kjo do të funksionojë vetëm kur e përdorni skriptën. Kështu, nëse dëshironi që t’i riktheheni pozicionimit të zakonshëm i cili arrihet duke klikuar Windows-E, atëherë thjesht ndalojeni këtë vegël dhe gjithçka kthehet siç ishte më parë. (PCWorld Albanian)

AutoHotkey

Lajmet e fundit>