Lajmet

Hapni dokumente pothuajse të çdo formati me softuerin Free Opener

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Hapni dokumente pothuajse të çdo formati me softuerin Free Opener

Në rast se do t’ju drejtohej pyetja se çfarë përdorni për hapjen e dokumenteve me siguri do të përgjigjeshit “varet nga lloji i dokumentit”.

Për të lehtësuar punën tuaj mund të instaloni Free Opener, i cili suporton rreth 80 formate të ndryshme duke përfshirë këtu dokumentet e Microsoft Office, PDF, imazhe, video, audio dhe gjithçka tjetër midis tyre.

Programi shërben më tepër për hapjen e dokumenteve sesa për editimin e tyre. Mund të jetë zgjidhja e duhur për hapjen e një dokumenti misterioz në pamje të parë.

Free opener ka një ndërfaqe të organizuar shumë thjesht që përfshin 4 menu dhe një toolbar. Ofrohen vetëm opsionet minimale të editimit si p.sh ndryshimi i ngjyrave, formatimi, markimi, tabelat etj.

Pasi është testuar me dokumente të formateve të ndryshëm si DOC, DOCX, CSS, HTML, JS, MOV, PPT, PPTX, RAR, REG, SWF, XML, XPS dhe ZIP është vënë re se nuk funksionojnë komandat e thjeshta nga tastiera si Ctrl +C, Ctrl+V dhe Ctrl+Z. Gjithashtu Free Opener nuk ofron opsion paralajmërimi në rast se e mbyllni një dokument pa ruajtur më parë ndryshimet.

Avantazhet:

– Me Free Opener mund të hapet çdo format i testuar.

– Me një instalim të vetëm mund të hapim tipe të ndryshme dokumentesh

Disavantazhet:

– Opsione të limituara editimi pothuajse për çdo format

– Kërkon shumë hapësirë në RAM

– Ndalon së funksionuari shumë shpesh (PCWorld Albanian)

free open

Lajmet e fundit>