Ja se si

Hapni formatet PDF me Google Chrome

Feb 19 2011
0 Shpërndarje
Hapni formatet PDF me Google Chrome

Në këtë artikull do të mësoni se si të bëni këtë gjë në Windows, por teorikisht vepron mjaft mirë edhe për Linux dhe OS X. Nëse e keni provuar, na tregoni në komente.

Lejimi i shfletuesit Google Chrome si lexues i nënkuptuar i formatit PDF

Filloni duke klikuar me të djathtën e miut në ndonjë skedar PDF dhe shkoni më pas në Open With. Nëse nuk e shihni këtë, mbani të shtypur Shift dhe të djathtën e miut dhe do të jeni atje.

Më pas do të shihni një dritare të re të hapur e cila ju lejon që të zgjedhni se me çfarë ta hapni skedarin tuaj PDF, por Google Chrome s’është i radhitur në këtë mes – por mos u brengosni, ju mund të prekni butonin Browse.

Nëse e dini se ku është instaluar Google Chrome, shkoni te vendi ku e keni instaluar; sidoqoftë, ju mund të klikoni me të djathtën e miut mbi ikonën e kopjuar të shfletuesit, të shkoni te Properties dhe te Shortcut. Ju do të shihni një vendndodhje në Target box.

Pasi që e keni zgjedhur chrome.exe dhe keni klikuar në butonin OK, e keni mbaruar. Ishte thjesht, apo jo?

Dhe tani, kur të klikoni dy herë në skedarin tuaj PDF, ai do të lëshohet drejt në Chrome.

Nuk po funksionon? Atëherë, në shiritin e adresës në shfletuesin Google Chrome shkruani about:plugins dhe sigurohuni që Chrome PDF Viewer është i lëshuar:

Lajmet e fundit>