Harduer

Hard disku i jashtëm me i shpejtë në botë nga Buffalo

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Hard disku i jashtëm me i shpejtë në botë nga Buffalo

Buffalo Technology ka vendosur fundin e këtij muaji si datën e lançimit të hard diskut të jashtëm DriveStation DDR i cili përdor një sasi prej 1 GB DRAM kashe për të arritur atë që “Buffalo” thotë se është shpejtësia më e lartë në botë e transferimit.

Sipas kompanisë, produkti i ri i shtuar në serinë e DriveStation mund të arrijë shpejtësi prej mbi 408 MB për sekondë nëpërmjet lidhjes me USB 3.0, e mjaftueshme për të kopjuar një mijë imazhe 800 KB në 3,5 sekonda nga një kompjuter Windows 8.

Pajisja mund të ruajë shumë të dhënat në DRAM-in 1 GB para se ti shkruajë ato më ngadalë në hard disk. Ndërkohë që disa driver-a të jashtëm dhe të brendshëm përdorin një flash NAND për të rritur performancën, cache-të DRAM sigurojë akses më të shpejtë. Një nga dobësitë është se në qoftë se cache-ja RAM mbetet pa energji para se të gjitha të dhënat të jenë kopjuar në disk, atëherë humbasin të gjitha të dhënat.

Për të arritur një shpejtësi rekord, “Buffalo” ka përdorur gjithashtu softuerin e vet për kryerjen e backup, i cili ndikon në dyfishimin e shpejtësisësë transferimit të USB 3,0 për makinat Windows. Një version i Mac e rrit shpejtësinë me 60% dhe mund të kopjojë një mijë imazhet për 4.1 sekonda. Kompania nuk deklaroi asgjë lidhur me performancën në rast se bëhet fjalë për kopjimin e më shumë të dhënave sesa mund të përmbajë cache-ja.

A mund të vendosni një SSD dhe HDD në llaptop?

Ky produkt do të shitet në Japoni në fund të shkurtit në versionet 3TB, 2TB dhe 1TB, ku i pari do të kushtojë ¥ 26,565 ose 300 $ amerikanë, mbi 50 për qind më tepër sesa kompania pretendonte ta shiste, kur e prezantoi në shfaqjen e CES në janar. Konsumatorët diku tjetër do të duhet të presin shumë më gjatë për të transferuar të dhënat e tyre pasi “Buffalo” nuk ka ende detaje fikse të çmimeve dhe të disponueshmërisë jashtë Japonisë.

Kompania tha se e ka arritur shpejtësinë e lartë të transferimit të përdorur një kompjuter me sistem Windows 8, proçesor Intel i7 Core, 4GB RAM, një portë USB-je 3.0 dhe një disk të brendshëm SSD. Produkti do të funksionojë në versionet më të vjetra të Windows me shpejtësi më të ulët, dhe gjithashtu do të suportojë USB-të 2.0.

Produkti i ri do të përfshijë dhe disa veçori të tjera të drivera-ve “Buffalo” duke përfshirë softuerin e enkriptimit dhe opsionin e kursimit të energjisë.

Përmasat e hard diskut janë: 45mm i gjerë, 202mm i gjatë dhe 126mm i lartë. Gjithashtu ka një kokë USB-je 3.0 dhe një karikues të jashtëm. (PCWorld Albanian)

Buffalo HDD

Tags >

HDD
Lajmet e fundit>