Harduer

Hard disku WD Black 4 TB në shitje

Nov 20 2012
0 Shpërndarje
Hard disku WD Black 4 TB në shitje

Western Digital ka pasuruar ofertën e hard disqeve nga seria WD Black, me modelin 3,5 inç i cili ka kapacitet prej 4 terabajt.

Ky hard disk punon me shpejtësi prej 7200rpm, dhe është i pajisur me 64MB cache memorie.

Lidhet përmes interfejsit SATA 6.0 Gbps, kurse përdorë dy procesorë të integruar që të sigurojë performancë të lartë.

Dy forca lëvizëse të kokës janë përgjegjës për pozicionim të shpejtë dhe preciz, gjë që përmirësojnë dukshëm performansën e këtij hard disku.

WD Black 4TB vjen me etiketën WD4001FAEX, kurse është në dispozicion me çmimin me pakicë prej 399 dollarëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

HDD
Lajmet e fundit>