Lajmet

Hard disk USB 3.0: Buffalo do të shesë të parin.

Nov 26 2009
0 Shpërndarje
Hard disk USB 3.0: Buffalo do të shesë të parin.

Kompania lajmëroi të Martën se ka filluar të shpërndajë hard diskun e sajë të ri SuperSpeed USB 3.0 external DriveStation HD-HXU3. Duke shfrytëzuar shpejtësinë e USB 3.0, pajisja mund të transferojë të dhëna të paktën tri hërë më shpejt se disqet e mëparëshme me USB 2.0.

E disponueshme në madhësi prej 1 TB, 1.5 TB dhe 2 TB, pajisja e re ruan kompatibilitetin me gjeneratën ‘e vjetër’ USB 2.0 sipas Buffalo. Kompania gjithashtu po pregatit një kartë shtesë PCI për USB 3.0 me dy porta dalëse, në mënyrë që klientët e sajë të mund të përmirësojnë kompjuterin e tyre për të përfituar nga pajisjet USB 3.0.

Me shpejtësinë më të madhe të transferimit, standarti i ri USB është ideal për të transferuar koleksione të mëdha fotosh apo file gjigantë videosh. USB 3.0 shihet tashmë si konkurent, apo dhe asgjësues i teknologjive të transferimit të shpejtë si eSATA dhe FireWire.

Megjithëse USB 3.0  ka një shpejtësi teorike prej 4.8 Gbps, as Buffalo dhe as kompani të tjera që pritet të shfaqen me hard disqe USB 3.0 nuk kanë arritur pranë kësajë shpejtësie. Sipas përfaqësuesve të Buffalo, disku i tyre do të shpalosi përafërsisht 120 Mbps. Megjithëse standarti i ri USB është konfirmuar prej gati një viti,  si driver-at e pajisjeve, ashtu dhe vetë protokollet e transferimit kanë ende nevojë të përditësohen për të shfrytëzuar realisht dhe plotësisht mundësitë e reja.

Çmimet e pajisjeve kur ato të jenë të disponueshme për blerje online priten të jenë $199, $249 dhe $399 përkatësisht për opsionet prej 1, 1.5 dhe 2 TB.

Lajmet e fundit>