Harduer

Hard disku që mbijetoi gjashtë muaj në det

Dec 7 2009
0 Shpërndarje
Hard disku që mbijetoi gjashtë muaj në det

Hard disku kishte qenë i montuar në sistemin navigues të një anieje që ishte e përfshirë në një aksident në det. “Pasuan investigime dhe disku i anijes, që kaloi gjashtë muaj nën ujin e detit në thellësi prej 61 metra, u rikthye”, kështu deklaroi një zëdhënës nga Kroll Ontrack, firmë që ka ndihmuar në rikthimin e të dhënave nga disku në fjalë.

Specialistët e Ontrack për rikthimin e të dhënave këshilluan hulumtuesit që t’u dërgojnë atyre hard diskun në një çantë të madhe dhe të mbyllur, e cila përmban ujin e detit nga skena ku ka ndodhur aksidenti. “Duke mbajtur diskun në të njëjtin ambient sikurse ka qenë nën ujë, disku është parandaluar në zhvillimin e depozitave të kripës apo të degradimeve të mëtutjeshme”.

“Inxhinierët tanë kanë qenë në gjendje që pa problem të çmontojnë diskun pa dëmtuar atë më tutje, dhe pas disa orëve punë në dhomën e pastrimit, inxhinierët ishin në gjendje të formojnë imazhe prej 99% të hapësirës së të dhënave si pjesë e procesit të rikthimit”.

Në total, inxhinierët kanë arritur të rikthejnë 5.3 GB të dhëna nga disku dhe 450 MB nga të dhënat parciale.

Lajmet e fundit>