Lajmet

Hard disqet e reja të Seagate do të konkurojnë SSD-të

Dec 9 2009
0 Shpërndarje
Hard disqet e reja të Seagate do të konkurojnë SSD-të

Megjithëse Seagate ka avancuar me shitje dhe në sektorin e notebook-ëve duke ofruar hard disqe me 7200 rpm, pjesa më e madhe e këtyre makinerive ende pajisen me disqe 5400 rpm, të cilat janë më avantazhuese si nga çmimi, ashtu dhe nga konsumi i energjisë.

Për këtë edicion të Consumer Electronics Show (CES) në Janar 2010, kompania pritet të paraqesë hard diskun Momentus, me 640 GB, i cili bazohet në një dizain dy-pllakësh, me dy disqe të brendshme nga 320 GB secili. Seagate ka arritur të rrisë densitetin real deri në 78 Gb për cm katror, një rritje e konsiderueshme prej 29% krahasuar me ofertat e deritanishme prej 500GB. Ky product do të ketë një rpm prej 5400 dhe 8 MB cache, por një version i fuqizuar me 7200 rpm, i orientuar nga laptopët më të mëdhenj dhe zëvendësuesit e desktopit nuk është aspak i pamundur.

Gjithashtu Seagatet pritet të paraqesi në CES hard diskun e parë në botë 2.5 inch me një trashësi prej vetëm 7 mm (25 përqind më i hollë se standarti aktual prej 9.5 mm). Hard disku i ri do të jetë i përbërë nga një disk i vetëm me densitet më të vogël dhe do të arrij kapacitete prej 160 dhe 250 GB. Me këto karakteristika, standarti i ri i Seagate do të jetë një sfidë e hapur ndaj SSD-ve; për momentin shumë më të shtrenjtë apo me kapacitete më të vogla për të njejtin çmim.

Lajmet e fundit>