Harduer

Hardueri i iPhone 4 kushton 188 dollarë

Jun 29 2010
0 Shpërndarje
Hardueri i iPhone 4 kushton 188 dollarë

iSuppli ka bërë një krahasim me pjesët e celularit me listën e brendshme të çmimeve të kompanisë, dhe ka arritur në shifrat finale që nuk përfshijnë kompletimin, dërgesat, zhvillimin e softuerit, licencat për patentë, rekamat apo çfarëdo lloj faktor tjerë shpenzues të lidhur me një lansim madhor të një produkti.

Gjersa gjatë javës së ardhshme iSuppli pritet të shpalos një analizë më të detajuar, por në anën tjetër kjo kompani ka bërë edhe një për llogaritje të përafërt të procesorit A4 të kompanisë Apple, i cili nuk mund të blihet nga prodhues të jashtëm, dhe sipas tyre ai kushton rreth 10.75 dollarë. Këtë gjë ata e kanë bazuar në çmime me procesorë të ngjashëm.

Sa i përket pjesës më të shtrenjtë të celularit ajo llogaritet të jetë ekrani i ri Retina, që siç duket kushton vetëm 28.50 dollarë.

Çmimi prej 188 dollarë vlenë vetëm për modelin 16GB iPhone 4 dhe gjersa shumë mund të supozojnë me të drejtë se Apple po bënë një fitim të majm me këtë pajisje, duhet pasur parasysh se shumë faktor nuk janë përfshirë në llogaritjen reale të çmimit.

Lajmet e fundit>