Harduer

Hardware Zone: iPhone 6 del në shitje në Singapor më 19 shtator

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
Hardware Zone: iPhone 6 del në shitje në Singapor më 19 shtator

Apple_iPhone_6_Launch_News_PicSipas burimeve të uebfaqes së teknologjisë Hardware Zone, iPhone 6 do të mbërrijë në dyqanet e Singaporit më 19 shator. Sipas raportit të njëjtë, burimet treguan po ashtu që Galaxy Note 4 i Samsung do të jetë në dispozicion më 26 shtator.

Hardware Zone tha që ky informacion vjen nga burime të besueshme që ofruan të dhënat e sakta për lëshimet lokale të iPhone 4S/5/5S/5C, Samsung Galaxy S III/4/5 dhe Galaxy Note II/3.

Në fillim të korrikut, MacRumors raportuan që Apple ka gjasë që ta paraqes iPhone 6 e ri në javën e parë ose të dytë të shtatorit (që del të jetë informacion i saktë) dhe mundësia për ta blerë me pakicë pritet të jetë në dispozicion një javë e gjysmë pas lajmërimit.

Disa javë më vonë, një fletushkë promocionale nga Kina qarkulloi në Weibo që zbulonte që dy modelet e iPhone 6 do të jenë në dispozicion më 19 shtator. Vitin e kaluar, iPhone 5S dhe 5C filluan të shiten me pakicë 11 ditë pas lajmërimit zyrtar. iPhone 5 ishte zbuluar më 12 shtator 2012, ku mundësia për ta blerë atë ishte 9 ditë më vonë.

Samsung ka vendosur që modelin e ri Galaxy Note 4 ta zbulojë në ngjarjen e vet Unpacked, që është planifikuar të mbahet më 3 shtator në Berlin. Duke u bazuar në fotografitë dhe thashethemet e përhapura, Galaxy Note 4 pritet ta ketë të njëjtën paraqitje prej 5.7 inç dhe ka rezolucionin QHD prej 2,560 x 1,440 piksellëve. Pajisja është parë edhe me një kornizë prej metali që është e ngjashme me Galaxy Alpha-n e lajmëruar së fundi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>