Harduer

Harman Kardon Citation 500 është një altoparlant inteligjent 700 dollarësh me Google Assistant

Aug 28 2018
0 Shpërndarje
Ai vjen në dy ngjyra, gri dhe zezë dhe pëlhurë të ngjashme me altoparlantët e Google Home. Harman Kardon Citation 500 është një altoparlant inteligjent 700 dollarësh me Google Assistant

Harman Kardon prezantoi një altoparlant të ri inteligjent me Google Assistant të quajtur Citation 500.

Altoparlanti do të tregohet zyrtarisht në IFA 2018 që do të mbahet këto ditë në Berlin dhe do të dalë në shitje në fund të Shtatorit në Evropë.

Ai vjen në dy ngjyra, gri dhe zezë dhe pëlhurë të ngjashme me altoparlantët e Google Home.

Detaji më interesant mbase është çmimi prej 549 paundësh ose 700 dollarë. Citation 500 është 300 dollarë më i shtrenjtë sesa Google Home Max dhe është një prej altoparlantëve inteligjentë më të shtrenjtë në treg.

Ai vjen me bokse 200W stereo dhe audio të cilësisë së lartë 24bit/96Khz. Në krye gjendet një ekran me ngjyra LCD për të kontrolluar luajtjen e zërit, një veprim që mund të kryhet edhe përmes Google Assistant.

Citation 500 është altoparlanti i tretë inteligjent i Harman Kardon. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>