Lajmet

Harrojeni Instagram-in për BlackBerry 10

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Harrojeni Instagram-in për BlackBerry 10

Instagram nuk ka në plan të ndërtojë një version të përshtatur për BlackBerry Z10 dhe sistemin operativ BB10.

Kështu raportohet nga AllThingsD. Ky është një disavantazh i madh për ata që janë të apasionuar pas fotografive dhe vetë programit në veçanti. Edhe pse mund të ketë aplikacione të tjera të ngjashme që shtojnë filtra për fotot, madje edhe opsioni i përdorimit të një “Android Emulation”, Instagram mbetet ende një nga më të preferuarit e përdoruesve në të gjithë botën.

Vështirë të shpjegohet ky hezitim nga ana e Instagram, megjithatë, një pikë në të cilën biem dakort pothuajse të gjithëështë se numri i aplikacioneve të disponueshme për një sistem operativ mobile luan një rol kyç në suksesin dhe shitjen e pajisjeve të sotme mobile.

Një nga kompanitë që e kupton më së miri këtë gjë është edhe vetë Microsoft. Ata po investojnë prej kohësh në strategji nga më të larmishmet për të rritur numrin e aplikacioneve për Windows Phone, por deri tani nuk kanë arritur ende numra dyshifrorë në përqindjen e tregut që zë sistemi i tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për BlackBerry-n. Smartfoni i fundit, i revolucionarizuar, ka nevojë për aplikacione të palëve të treta për të tërhequr sa më shumë konsumatorë si dhe për të mbajtur pas vetes përdoruesit ekzistues.

Prezantohen zyrtarisht BlackBerry Z10, Q10 dhe BlackBerry 10 OS

Gjithsesi kompania ka menduar për një zgjidhje të momentit, duke kompiluar aplikacionet e disponueshme për Android edhe për BB10. Edhe pse jo zgjidhja më e mirë (duke qenë se përdoruesit do të preferonin të kishin aplikacione të ndërtuara për vetë platformën që po përdorin), të paktën sjell një përvojë disi të ngjashme me Android-in. (PCWorld Albanian)

instagram

Lajmet e fundit>