Harduer

Harrojeni për një moment Apple Watch dhe hidhini një sy versionit Apple Watch II

Apr 13 2015
0 Shpërndarje
Harrojeni për një moment Apple Watch dhe hidhini një sy versionit Apple Watch II

appe-ii-watch-100578734-largeApple Watch është konsideruar si një produkt mbreslënës, me stil dhe tepër tërheqës që ofron karakteristika të dobishme për përdoruesit. Por nëse jeni kërkuar për një stil më ‘old school’ ne ju sugjerojmë Apple Watch II. Bëhet fjalë për një version të veçantë të ndërtuar nga një projektues i njohur ndryshe si Aleator 777 dhe që është tepër i ngjashëm dhe me versionin Apple II Computer.

Një plastikë e rëndë, ngjyrë bezhë e printuar në 3D zëvëndëson materialin prej metali dhe xhami të përdorur në versionin zyrtar të Apple Watch. Ndërkohë një Teensy 3.1 mikrokontrollues vepron si ‘truri’ i Apple Watch II. Aleator777 ka ndërtuar një ekran 1.8 inch LCD por në të vërtetë ky ekran është i aftë vetëm të shfaqë ngjyrën e zezë dhe jeshile. Përsa i përket rripit këtu nuk bëhet fjalë për versione sportive apo luksoze por vetëm për një rrip të hollë prej rrobe ngjyrë bezhë.

Ky është një projekt mahnitës DIY që bën një punë të mirë në prezantimin e teknologjisë së viteve ’70. Dhe nëse jeni aq ambicioz ju fare mirë mund të ndërtoni vet një të tillë nëse keni aftësitë e duhura. Shkoni në faqen e Aleator777 Instructables për më shumë foto dhe një video tutorial së bashku me dosjet e modelit 3D për përdorim në një printer 3D. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>