Lajmet

Harrojini llogaritë e lidhura në Outlook.com

Jun 18 2013
0 Shpërndarje
Harrojini llogaritë e lidhura në Outlook.com

Ditën e hënë, Microsoft-i u shpreh se nuk do të ofronte më mundësinë për të lidhur llogari në Outlook.com.

Aktualisht, përdoruesit e Outlook.com kanë mundësi të lidhin llogaritë e tyre me llogari të tjera brenda shërbimit. Ata mund të lexojnë e-mailet brenda Outlook.com si dhe të dërgojnë të tilla, njësoj si të ishin duke përdorur domeinin tjetër.

Së shpejti Microsoft-i nuk do ta ofrojë më këtë mundësi si dhe do të eliminojë të gjitha lidhjet që janë krijuar deri tani. Gjithsesi kompania ka një alternativë: Outlook.com aliases (nofka). Cili është ndryshimi mes një Outlook.com alias dhe një adrese të vërtetë e-maili? Siguria. Një alias mund të ofrojë anonimat për përdoruesit.

Le të marrim një shembull. Supozojmë se dikush ka një adresë [email protected] Duke përdorur veçorinë alias që ka prezantuar Microsoft-i që në vitin 2011, mund të krijohet një adresë [email protected] e cila nuk ka nevojë për fjalëkalim të ri. Nëse kjo adresë do të krijohej si një adresë e lidhur, atëherë do të kishte nevojë për fjalëkalim.

Përse mund t’ju duhen adresat alias? Nëse nuk dëshironi të jepni adresën tuaj personale të e-mailit për arsye të ndryshme (për shembull, në një faqe interneti apo tek dikush që nuk e njihni mjaftueshëm), mund të përdorni një alias dhe të merrni e-mailet në të njëjtën llogari.

Microsoft-i po përpiqet ta lehtësojë sa më tepër këtë kalim duke ofruar disa veçori. E-mailet mund të bëhen automatikisht “forward” nga llogaritë dytësore. Po ashtu, mund të konfiguroni llogari të tjera si adresa “send-only” dhe të dërgoni e-maile nga llogaria dytësore përmes llogarisë suaj primare në Outlook.com.

Një zëdhënëse e Microsoft-it u shpreh se përdoruesit e Outlook.com kanë ende mundësi t’i lidhin llogaritë e tyre me ato të Microsoft-it dhe Yahoo-së përmes SMTP. (PCWorld Albanian)

outlook

Lajmet e fundit>