Lajmet

Harta e rrjeteve sociale tregon se Facebook dominon në 130 shtete nga 139 të vëzhguar

Sep 6 2014
0 Shpërndarje
Harta e rrjeteve sociale tregon se Facebook dominon në 130 shtete nga 139 të vëzhguar

WMSN0714_1029-730x515Çdo muaj qershor dhe dhjetor, strategu i medias sociale Vincenzo Cosenza përditëson hartën botërore të rrjeteve sociale që tregon se cili prej shërbimeve është më popullor në çdo shtet. Përditësimi më i fundit për korrik 2014, zbulon se Facebook tashmë dominon në 130 nga 137 shtete në të gjithë botën që vëzhgohen nga Alexa.

wmsn_animated_jul14_690Në raportin e fundit Facebook ishte “mbreti” në 128 shtete. Rrjeti social tashmë ka pushtuar edhe Letoninë dhe Moldavinë ku më parë ishin lider të tjerë. Në muajin dhjetor të vitit 2012 ekzistonin vetëm katër rrjete sociale që kishin një vend të parë në të paktën një shtet dhe teksa numri u rrit pak tashmë janë pesë rrjete sociale. Rrjeti social Facenama ka zënë vendin e Cloob në Iran dhe tre të tjerët janë QZone në Kinë, V Kontakte në Rusi dhe Odnoklassniki në Moldavi. HartaBotërore e RrjeteveSociale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>