Analiza

Harta botërore e rrjeteve sociale – Facebook nuk dominon në Kosovë!

Dec 10 2010
0 Shpërndarje
Harta botërore e rrjeteve sociale – Facebook nuk dominon në Kosovë!

Harta e re (me rezultate të muajit dhjetor të vitit 2010) që prezanton popullaritetin e secilit rrjet social në secilin shtet, tregon sesi Facebook gradualisht po arrin të përhapet dhe të bëhet dominues në tregun e rrjeteve sociale. Qysh prej qershorit të vitit 2010, Facebook grabitur shtete të rëndësishme prej rrjeteve sociale lokale, më herët të fuqishme dhe madje edhe konkurruese (në 115 prej 132 shteteve të analizuara, ajo është lider) në veçanti në Evropë, por dominimi i Facebook nuk ka arritur të shtrihet edhe në Kosovë, ku sipas rezultateve nuk vërehet dominimi i asnjë rrjeti social. Sa i përket Shqipërisë, Facebook është rrjet social dominues.

Megjithatë gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen duke pasur parasysh se interneti çdo ditë e më shumë po përhapet nëpër territorin e Kosovës, dhe se operatorët mobil si IPKO madje kanë arritur të jenë partner të këtij rrjeti social dhe t’i bashkohen operatorëve  tjerë të botës, duke ofruar Facebook falas në mobil për të gjithë klientët e kësaj kompanie.

Nëse përcillen rezultatet e paraqitura nga Alexa dhe Google Trends for Websites, atëherë del se përveç Facebook, në rritje e sipër janë edhe rrjete sociale si Twitter dhe LinkedIn. Klikoni mbi foton më poshtë për të parë një pasqyrë më të detajuar. /pcworldalbanian

Kliko per zmadhim

Lajmet e fundit>