Lajmet

Hartat e Apple mund të jenë me rrezik për jetën

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Hartat e Apple mund të jenë me rrezik për jetën

Policia Australiane e shtetit Viktoria lajmëroi për një rrezik nëpërmjet burimeve të veta në drejtim të njerëzve për shërbimin e hartave të Apple. 

Ky paralajmërim vjen pas një shoqërimi të disa motoristëve në një udhë nën temperaturat e nxehta pasi rruga që tregonte shërbimi i Apple ishte tërësisht i gabuar.

Me sa duket hartat e iOS 6 e vendosnin qytetin Milduara mes për mes parkut kombëtar duke bërë që shumë njerëz të qëndrojnë në një territor të rrezikshëm me gjarpërinj, merimanga si dhe kafshë të tjera vdekjeprurëse.

Policia Viktoriane udhëzon njerëzit të përdorin shërbime të tjera hartash derisa Apple të vendosi të korrigjojë të vetat.

Gjithashtu ajo rekomandon të bëhen sytë katër gjatë udhëtimeve dhe mos të bazohen udhëtarët vetëm të aplikacioni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>