Analiza

Harxhoni shumë kohë në Facebook? Jepini vetes një shok elektrik

Sep 8 2013
0 Shpërndarje
Harxhoni shumë kohë në Facebook? Jepini vetes një shok elektrik

Njerëzit harxhojnë sot shumë orë në internet dhe një pjesë prej tyre ndihen të pashpresë pasi mendojnë se varësia e internetit nuk ka zgjidhje.

Sigurisht që ka dhe një prej tyre mund të jetë një pajisje që synon t’ju largojë nga Facebook-u apo interneti duke ju dhënë një shok elektrik.

Quhet Pavlov Poke dhe është një zbulim që ju “shokon” për të dalë nga interneti. Ndoshta mund të jetë zgjidhja e vetme në ditët e sotme. Pajisja është zbuluar nga Robert Morris dhe Dan McDuff, studentë doktorature në MIT. Ata janë nisur nga përvoja e tyre personale.

Dikur harxhonin 50 orë në javë në Facebook dhe një ditë vendosën të bënin diçka për ta evituar këtë gjë. Pavlov Poke është shumë e thjeshtë. Është një aksesor për tastierën që ju ngacmon të largoheni prej saj nëse keni kohë që po navigoni në internet. Kur themi ngacmim e kemi fjalën për një “shok elektrik.”

“Ai monitoron nëse po harxhoni shumë kohë në një aplikacion apo uebfaqe të caktuar në internet. Nëse ndodh kjo, atëherë ju jep një shok elektrik,” shpjegon McDuff. Ai e përshkruan tronditjen si “të pakëndshme” por jo të rrezikshme. Fatkeqësisht, për momentin, dy zhvilluesit nuk kanë në plan ta lançojnë atë në aspektin komercial, për arsyen se nga vëzhgimet e tyre, rezultoi se pajisja ishte “psikologjikisht e pakëndshme dhe irrituese”, pavarësisht faktit se ndikonte pozitivisht në reduktimin e kohës që shpenzohej në internet.

Por, nëse zgjidhje të tilla nuk funksionojnë, atëherë çfarë mund të presim? A e imagjinoni dot Apple të krijojë kompjuterë që punojnë vetëm tetë orë në ditë? A e imagjinoni dot Microsoft-in të krijojë softuerë që mbyllen automatikisht pas një periudhe kohe? (PCWorld Albanian)

poke_610x333

Lajmet e fundit>