Vëzhgim

Hawking: “Filozofia ka vdekur”

May 18 2011
0 Shpërndarje
Hawking: “Filozofia ka vdekur”

Stephen Hawking, fizikan me renome botërore ka deklaruar se “Filozofia ka vdekur” . Në ligjëratën e tij të mbajtur në konferencën Zeitgeist të Google, autori i librit “Një historik i shkurtër i kohës” ka thënë se pyetja fondamentale në lidhje me natyrën e universit nuk mund të zgjidhet pa të dhëna të fuqishme siç janë ato që momentalisht po derivohen në kuadër të eksperimentit të LHC-së dhe përmes hulumtimeve të gjithësisë. “Shumica prej nesh nuk do të shqetësohen për këto pyetje. Por shumica prej nesh do të mendojnë: Ku jemi ne këtu? Prej nga vijmë?. Tradicionalisht, këto janë pyetje për filozofin, por filozofia ka vdekur” tha ai. “Filozofët kanë dështuar të mbajnë hapin me zhvillimet moderne në shkencë. Në veçanti në fizikë”. 

Profesori Hawking ka thënë se “Shkencëtarët janë bërë bartës të pishtarit të zbulimit, në detyrën tonë drejt diturisë”. Ai tha se teoritë e reja na kanë shtyrë neve drejt një fotografie shumë më ndryshe kundrejt universit dhe pozitës sonë në kuadër të tij. 

Në një fjalim 40 minutësh, Prof. Hawking tha se teoria e re “M” në lidhje me universin ishte “teoria e unifikuar të cilën shpresonte ta gjej Ajnshtajni”. Ai krahasoi idenë e tij me programin Google Earth, duke thënë se ishte një hartë e “teorive”, por shtoi se një Përplasës më i Madh i Grimcave sa vet Rruga e Qumështit, është i nevojshëm për të mbledhur të dhëna për ta vërtetuar atë. “Teknologjia mendoj se disi është e pamundur” tha ai dhe “mendoj se as Google nuk ka mundësi ta blejë atë”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>