Biznes

Haxha shpallet Menaxheri më i suksesshëm i dekadës

Dec 28 2010
0 Shpërndarje
Haxha shpallet Menaxheri më i suksesshëm i dekadës

Rezultatet e arritura të menaxhimit të tij të deritashëm, si raporti për herë të parë pozitiv i auditorit; rritja e trafikut, shërbimeve dhe produkteve; rritja e të hyrave dhe vlerës së përgjithshme të kompanisë; ngritja e konsiderueshme e numrit të konsumatorëve që tejkalon 1.2 milionë; operatori i katërt në Shqipëri, shërbimet e reja si WIFI dhe IPTV, kualifikimi nga UNDP-ja si kompania më e pakorruptuar; sfidat e mëdha me të cilat është ballafaquar, luftimi i dukurive negative, etj – kanë nxitur grupin inicues për të vlerësuar punën dhe të arriturat e Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së.

“Modestia dhe sjellja e tij me punëtorët, transparenca e madhe e treguar nga ana e tij, entuziazmi në punë, riorganizimi i kompanisë, disiplina në punë, kanë ndikuar në marrjen e kësaj iniciative, së cilës iu kanë bashkëngjitur me vullnetin e tyre mbi 2500 punëtorë”, ka bërë të ditur Muharrem Ahmeti, kryesues i grupit iniciator për vlerësimin e punës së deritashme të KE-së.

Për Kryeshefin Ekzekutiv të PTK-së kjo nuk është mirënjohja e parë me të cilën ai është nderuar, për arsye se ai është vlerësuar në vazhdimësi për punën e suksesshme dhe performancën e lartë që ka treguar që prej ardhjes së tij në krye të PTK-së.  

“Gjatë punës sime kam pranuar shumë mirënjohje, ndërsa kjo mirënjohje nga ana e punëtorëve, është me të vërtetë diçka që më bën të ndihem shumë krenar, andaj më duhet të theksoj se ne kemi punuar shumë, kemi punuar me zell, së bashku me të gjithë kolegët, ekipin, i cili më ka ndihmuar që të arrijmë suksese, gjë që më bën që të vazhdojë të punojë edhe më shumë dhe të arrijmë suksese edhe më të mëdha. Andaj, këtë mirënjohje e marrë më tepër si një obligim për të punuar edhe më tepër për të mirën e të gjithëve”, ka pohuar Dr. Haxha me rastin e pranimit të kësaj mirënjohjeje.

Për punën dhe menaxhimin e tij të suksesshëm, Dr.Haxha është shpallur menaxher i vitit për periudhën 2009 – 2010, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, ndërkohë që institucione dhe shoqata të ndryshme e kanë nderuar me mirënjohje të veçanta.

Lajmet e fundit>