Harduer

HDC Galaxy S3 – kopja kineze e Samsung Galaxy S3

Jul 11 2012
0 Shpërndarje
HDC Galaxy S3 – kopja kineze e Samsung Galaxy S3

Se kinezët janë mjeshtër të vërtetë në kopjimin dhe klonimin e gjërave, nuk është më ndonjë sekret. Deri më tani kemi mundur të shohim variante të ndryshme të iPhone si dhe shumë pajisje tjera të kopjuara nga ta.

Një ndër më të njohurit ishte BlackBerry, një kopje e shkëlqyer e Blackberry me tastierën QWERTY, kurse tani rradha për kopjim i ka ardhur edhe modelit të popullarizuar Samsung Galaxy S3.

Kjo pajisje e quajtur HDC Galaxy S3 sot u shfaq në YouTube dhe atë në shoqërim të Galaxy S3 të vërtetë.

Natyrisht, se dallimet do të vërehen menjëherë, por duhet të thuhet se shumica nuk do të mund t’i dallojnë këto dy pajisje.

Kur bëhet fjalë për specifikacionet, HDC Galaxy S3 ka ekran 4,7 inç, kamerë të pasme me 5MP, kamera të përparme me 0,3 MP, procesor 1 GHz dhe 512 RAM memorje.

Versioni Android që punon në këtë pajisje është Gingerbread.

Edhe pse këto specifika nuk janë aq befasuese mund të thuhet se kjo pajisje është çuditërisht e shpejt, por gjithsesi shikojeni videon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>