Lajmet

“Heard”, Aplikacioni që iu mundëson të incizoni se çfarë keni dëgjuar pesë minuta më parë

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
“Heard”, Aplikacioni që iu mundëson të incizoni se çfarë keni dëgjuar pesë minuta më parë

A keni dëshiruar që të regjistroni disa gjëra që i dëgjoni dhe t’i keni të ruajtura për shqyrtim të mëvonshëm për ta pasur më të lehtë më vonë përdorimin e tyre se sa të jetë e nevojshme që informacionet të merren dhe të jeni nën stres se a i keni mbajtur në mend siç i keni dëgjuar? Nëse po, atëherë një aplikacion i ri për iOS e bën pikërisht ruajtjen e informacioneve të tilla, duke iu lehtësuar mjaft punën në këtë aspekt.

Aplikacioni “Heard” është i ri në iOS dhe iu mundëson që kur ju e shihni si të nevojshme dëgjimin dhe memorizimin e disa gjërave, ta përdorni këtë aplikacion i cili me anë të mikrofonit në iPhone bën incizimin e zërave dhe i ruan ata në një memorie të përkohshme, e nëse këto incizime nuk ruhen, ato vetë fshihen. E mirë tjetër e këtij aplikacioni është edhe që nuk e bën ruajtjen e një skedari të gjatë e të mërzitshëm, por bën incizimin në copëza, të cilat mund të përbëjnë ndonjë bisedë, apo fjalim.

Sapo të incizohen, klipet mund të emërohen, të etiketohen dhe të dërgohen me e-mail ose të shpërndahen në rrjetin Facebook. Versioni pa pagesë i tij incizon deri në 12 sekonda – nuk është shumë, por mund të jetë e mjaftueshme për t’jua mundësuar memorizimin e gjërave të ndryshme. Ndërsa versioni me pagesë, prej 1.99 dollarë, iu mundëson që të incizoni deri në 30 sekonda, 1 minutë ose 5 minuta.

Mund të thuhet se ky aplikacion është fare i panevojshëm pasi që vetë iOS e ka një incizues të zërit, që mund të thuhet se është duke u keqpërdorur nga NSA, që, ngjashëm sikur ky aplikacion, mund të incizojë derisa është duke funksionuar në prapavijë – ose madje një incizues i thjeshtë i zërit, pa shumë mangësi (si kufizimi prej pesë minutave, nevoja për ta shtypur butonin “save” pa e marrë vesh asnjë person). Ende, çdokush që e përdor aplikacionin duhet gjithmonë të sigurohet që personi i cili po incizohet duhet të lajmërohet, pasi mund të ju ndodh që të ballafaqohen me procese gjyqësore për shkelje të privatësisë. Ju mund ta gjeni “Heard” në dyqanin e aplikacioneve pa pagesë duke klikuar këtu. (PCWorld Albanian)

heard

Lajmet e fundit>