Lajmet

We Heart It konfirmon një sulm kibernetik ku janë prekur 8 milion llogari

Oct 17 2017
0 Shpërndarje
Shërbimi në fjalë ndihmon përdoruesit të gjejnë dhe ruajnë imazhe rreth tematikave që pëlqejnë si fotografia, moda, thënie e shumë të tjera duke për-ngjasuar Pinterest. We Heart It konfirmon një sulm kibernetik ku janë prekur 8 milion llogari

We Heart It, një sajt i shpërndarjes së fotografive përdorur nga 40 milion adoleshentë, informoi përdoruesit e saj ditën e sotme se të dhënat e tyre personale mund të jenë kompromentuar.

Kompania u lajmërua për një thyerje të mundshme sigurie ku janë prekur të paktën 8 milion llogari.

Sulmi është ndërmarrë vite më parë dhe të dhënat personale të vjedhura mund të jenë adresa e-mail, emra përdoruesish dhe fjalëkalime të enkriptuara krijuar përgjatë periudhës 2008-2013.

Edhe pse fjalëkalimet kanë qenë të enkriptuara, ato nuk janë të sigurta tha kompania.

“…algoritmet e enkriptimit të përdorur në 2013-ën për të siguruar fjalëkalimet nuk janë më të sigurta si rezultat i avancimeve në harduerin e kompjuterëve të ditëve të sotme,” shkruante We Heart It në një postim në blog.

Kompania shton se që atëherë janë bërë përmirësime në sistemet e saj, protokollet e sigurisë dhe fjalëkalimet.

Gjithashtu ka marrë masat për të enkriptuar fjalëkalimet e të gjithë përdoruesve dhe përgjatë fundjavës i ka paralajmëruar rreth sulmit.

We Heart It thekson se nuk ka gjetur asnjë provë të kyçjeve të paautorizuara. Kompania sot operon dy aplikacione krahas uebsajtit.

Shërbimi në fjalë ndihmon përdoruesit të gjejnë dhe ruajnë imazhe rreth tematikave që pëlqejnë si fotografia, moda, thënie e shumë të tjera duke për-ngjasuar Pinterest.

Këto lloj aplikacione përdoren kryesisht nga moshat e reja, 15-24 vjeç të cilët përbëjnë shumicën e përdoruesve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>