Lajmet

Hello quhet aplikacioni më i ri i rrjetit social Facebook

Apr 23 2015
0 Shpërndarje
Hello quhet aplikacioni më i ri i rrjetit social Facebook

facebook-hello-android-app-1-100580841-largeFacebook tani është gati të marrë nën kontroll të gjitha thirrjet e smartfonit tuaj përmes aplikacionit të ri Hello që do të shërbejë si thirrës kontaktesh.

Është njësoj si të përdorni Messenger për të kryer thirrjet njëkohësisht duke ofruar siguri më të lartë me funksionalitete për bllokimin e thirrjeve. Ky aplikacion shfrytëzon bazën e të dhënave të Facebook për të identifikuar thirrësit, prandaj përdoruesit do të jenë në dijeni të personit që po i thirr edhe nëse nuk është në kontaktet e tyre.

Ky aplikacion ka përvetësuar totalisht filozofinë “Material Design” të Google në ndërtimin e ndërfaqes. Aplikacioni është i ndarë në katër panele: Thirrjet e fundit, Thirrësi i Kontakteve, Kontaktet e Facebook dhe Cilësimet e aplikacionit. Për fat jo të mirë aktualisht nuk është e disponueshme një mundësi për importimin e kontakteve që gjenden në telefonin ose kartën tuaj SIM tek aplikacioni Hello.

facebook-hello-dialer-100580828-largeE bukura e këtij aplikacioni gjendet tek shfrytëzimi i bazës së të dhënave të Facebook çka do të thotë se ju mund të thirrni edhe picerinë tuaj të preferuar duke kërkuar për emrin e saj brenda aplikacionit.

Ky aplikacion do të ngelet vetëm brenda sistemit operativ Android sepse iOS nuk ofron një akses në sistem në një nivel të tillë. Aplikacionin Hello mund ta shkarkoni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>