Vëzhgim

Helmetë e “padukshme” për çiklistë!

Sep 4 2011
0 Shpërndarje
Helmetë e “padukshme” për çiklistë!

Çiklizmi në zona malore mund të jetë rekreative dhe argëtuese për të kaluar një kohë sa më të mirë. Në anën tjetër ngasja e biçikletës në qytet mund të jetë ndonjëherë edhe me pasoja fatale. Kjo për shkak se kamionët e autobusët sillen aq afër jush sa që nuk është çudi që çdo javë ka çiklistë të vdekur në pjesë të ndryshme të botës.

Index Design Awards 2011, që u mbajt në Copenhage gjatë kësaj jave, kompania dizajnuese Suedeze Hovding fitoi një çmim për diçka që mund të përmirësojë dukshëm sigurinë e çiklistëve – në veçanti të atyre që nuk kanë helmetë. Një airbag i padukshëm, që vendoset rreth qafës si kollare dhe në rast të goditjes fryhet dhe ruan kokën.

Gara ofron një shpërblim prej 100,000 euro për ekipin garues në secilën kategori, pra për ekipet që arrijnë të targetojnë dhe të zgjidhni probleme të jetës së përditshme. Një video e postuar në ueb faqen e Telegraph tregon dizajnerët e airbegut, Anna Haupt dhe Terese Alstin, që marrin shpërblimin gjatë ceremonisë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>