Lajmet

Hetohet Deutche Telekom, sherri buron nga Maqedonia

Sep 7 2010
0 Shpërndarje
Hetohet Deutche Telekom, sherri buron nga Maqedonia

Në raportin hetimor thuhet se vetëm në vitin 2009, ‘Magjar Telekom’ për ‘qëllime joadekuate‘ ka firmosur në Maqedoni dhe Mal të Zi, kontrata me vlerë prej rreth 31 miliona eurosh.

Nga LSDM-ja thonë se afera është zbuluar kur në pushtet ka qenë kjo parti. LSDM-ja pati kërkuar zgjidhjen e këtij rasti, i cili u shfaq që nga privatizimi problematik dhe kontrovers i Telekomit në Maqedoni. Nga VMRO DPMNE thonë se, më mirë se kushdo tjetër, përgjigjet mund ti jap vetëm LSDM-ja.

”Vallë skandali për transferim të 120,000 eurove nga Telekomi deri te firma e VMRO DPMNE-së ‘Analitiko AI’ në prag të zgjedhjeve 2006 e në të cilin janë të përfshirë bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit, është pjesë e kësaj afere për larje të parave dhe e dyta, sa kjo aferë është e lidhur me rolin dhe firmën e Gruevskit në privatizimin e Telekom-it në vitin 2001?” tha nënkryetari i LSDM-së Zoran Jovanovski.”

6 marrëveshjet kontestuese për shërbime konsultative që janë lëndë hetimi, janë pikërisht nga koha e qeverisjes së LSDM-së nga viti 2004 deri më vitin 2006, atëherë kur pikërisht në bordin e drejtorëve të Telekom-it  të Maqedonisë merrnin pjesë të deleguar nga ana e LSDM-së.

“Me siguri emrat i keni të njohur dhe mund t’u them kush ka qenë anëtar i këshillit drejtues. Ato janë Dejan Mickoviq, kryetar i bordit të drejtorëve dhe Vanço Uzunov, anëtar i bordit të drejtorëve” u shpreh Sasho Stefanovski, nga VMRO DPMNE.

Lajmet e fundit>