Lajmet

Hibernate apo i ndalur, në cilën gjendje duhet të jetë kompjuteri juaj

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Hibernate apo i ndalur, në cilën gjendje duhet të jetë kompjuteri juaj

Windows_2771247bPC-të dhe laptopët me Windows kanë katër gjendje: janë ndalur mekanikisht, butësisht, janë në gjumë ose janë në formën Hibernate. Ndalja mekanike bëhet tërësisht e plogësht kur mbetet vetëm bateria e kompjuterit ende në rrymë. Ndalja e butë apo Soft Off është ndalja normale.

Forma Hibernation është gjendja tjetër më e ulët e energjisë ku sistemi operativ Windows aplikacionet që janë duke punuar si dhe dokumentet të hapura i ruan në një skedar në diskun tuaj që quhet Hiberfil.sys. Kompjuteri do të ngrihet dhe do të fillojë ku e keni lënë, zakonisht për më pak se një minutë. Gjumi është një qëndrim i mesëm energjetik ku Windows-i i ruan aplikacionet që janë duke punuar dhe dokumentet e hapura në memorien RAM dhe ngrihet dhe është gati për përdorim në pak sekonda. Hibernate është më i mirë për periudha më të gjata të mos-përdorimit, një ditë ose dy për shembull.

Forma Sleep është e dobishme për ndërprerje të shkurta, për disa minuta ose disa orë. Asnjëra formë nuk është e dëmshme, ndonëse ju mund të humbisni të dhënat e juaja të paruajtura në formën Sleep nëse nuk keni bateri; laptopët duhet automatikisht të ruajnë të dhënat në disqet e forta dhe të futen në formën Hibernate kur nivelet e baterisë janë në gjendje kritike. Nëse e bëni shprehi që ta përdorni formën Hibernation, atëherë është praktikë e mirë, ndonëse jo tërësisht thelbësore në Windows 7/8, që ta ndalni dhe ta nisni që nga fillimi kompjuterin tuaj të paktën një herë në javë, për t’ia mundësuar Windows-it që të fshijë memorien cache dhe të rifreskojë regjistrin. (PCWorld Albanian)

Tags >

pcwindows
Lajmet e fundit>