Harduer

Hibridi GPS/UMPC nuk është kaq i volitshëm sa duket

Apr 6 2010
0 Shpërndarje
Hibridi GPS/UMPC nuk është kaq i volitshëm sa duket

Mind mund të duket si blerje e mirë për 300$, por duhet të siguroni lidhje me internetin për çdo opsion jo-GPS. Pajisja shpalos një sistem GPS mjaft të mirë dhe me hartat Navteq dhe display-n e madh ofron shumë hapësirë për informacione të ndryshme, si limiti aktual i shpejtësisë dhe koha e përllogaritur e mbërritjes. Një tjetër plus është teknologjia e kthimit të tekstit në zë, i cili mundëson që drejtimet e rrugëve të tregojnë emrat aktualë. Mund të merrni pika interesi në çast në çdo kompjuter, të hartuara nga Google Maps.
Në rrugë, Mind mund të hapë Google Maps në çast dhe të japë lajmet më të fundit nga CNN, raporte trafiku dhe video YouTube. Me pajisjen e vendosur në makinën time, zëri shpesh dilte i mbytur. Luajtja e videove të Youtube ishte e ndërprerë në rrjetin tim Wi-Fi dhe ekrani ishte i errët në dritën e diellit.
Clarion Mind është një pajisje e mirë GPS, por një UMPC që lë për të dëshiruar. Një telefon multimedial mund të kryejë pjesën më të madhe të funksioneve të tij (sidomos e-mailin) po kaq mirë apo edhe më mirë.

LEGJENDA1: CLARION MIND pajiset me një karikues makine dhe mbajtëse kroskoti.

Mind (NR1UB) | Clarion
Hibrid GPS / UMPC me çmim tundues, ka opsione jo të mjaftueshme interneti.
Çmimi: 299$
find.pcworld.com/63616

Lajmet e fundit>