Lajmet

Hidhen në treg aplikacionet që funksionojnë nën ujë për telefonët Sony Xperia

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
Hidhen në treg aplikacionet që funksionojnë nën ujë për telefonët Sony Xperia

gsmarena_001 (2)Sony Mobile ka lançuar 6 aplikacione, të cilat janë krijuar për të reklamuar rezistencën e telefonëve të kompanisë ndaj ujit. Aplikacionet që funksionojnë nën ujë janë të gatshme vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për telefonin inteligjent Xperia Z1 dhe Xperia Z.

Aplikacionet, të cilat janë shumë tërheqëse dhe argëtuese, përdorin një teknologji të “zgjuar” inxhinierike. Rezultati i kësaj teknologjie është që pajisja Xperia të kapë dhe të ndryshojë gjendjen e saj të operimit në momentin që futet nën ujë.

Kjo bëhet e mundur nëpërmjet një cilësie, e cila kap dhe prodhon një tingull me një frekuencë, e cila nuk mund të kapet nga veshi i njeriut. Pajisja përdor dy mikrofonat e saj për të regjistruar tingujt që po lëshohen.

Rezultati është që nëpërmjet këtyre tingujve telefoni mund të kuptojë nëse gjendet në ajër apo në ujë. Këto aplikacione janë prodhuar nga kompanitë Photo Lab, Rainy-oke, Plantimal, Goldie , Sink Sunk dhe Tiny Umbrella. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>