Ja se si

Hidheni kabllorin dhe satelitin për internet TV pa pagesë

Apr 2 2010
0 Shpërndarje
Hidheni kabllorin dhe satelitin për internet TV pa pagesë

Në fakt, mes internetit dhe rrugës së modës së vjetër, transmetimeve ajrore, ju mund të keni pak arsye për të shpenzuar para për stacione shtesë.
Natyrisht, hedhja e kabllorit ose satelitorit ka efektet e veta si rrjedhojë. Një gjë dihet, se ju ndoshta nuk do të mund të merrni sinjal të mirë ajror në vendin ku jetoni. Nëse kompania juaj kabllore gjithashtu ju furnizon me akses në internet, hedhja e kabllos do të thotë humbje e zbritjes për të dy shërbimet e ofruara nga i njëjti ofertues. Dhe ju do të duhet të bëni disa investime të reja në front për sistemin e ri para se të filloni të kurseni. Por për shumë njerëz, këto investime do të jenë më shumë fitimprurëse sesa stoqet e blera dy vite më parë.

Për t’iu përafruar eksperiencës satelitore ose kabllore, ju duhet të keni një incizues të videos dixhitale që mund të pranojë transmetime ajrore (në botën e transmetimeve dixhitale, ju nuk mund të ecni nëpër kohë me një VCR) dhe një pajisje për dërgim të videos nga interneti në TV-në tuaj. Në faqet në vazhdim unë do të përshkruaj tri strategji për arritjen e këtyre aftësive.

Dërgimi i argëtimit në dhomë
Megjithatë, së pari ju do të duhet të keni sinjal nga interneti në të njëjtën dhomë ku gjendet televizori: ju gjithashtu duhet të keni edhe një antenë televizive. Shikoni find.pcworld.com/63458 për sugjerime në lidhje me blerjen e antenave.
Të kalojmë tani te lidhja e internetit. Nëse jeni duke menduar “Nuk ka problem, kam Wi-Fi”, mendoni përsëri. Shumica e pajisjeve të afta për argëtim përmes internetit përdorin ethernet dhe jo Wi-Fi dhe atë për një arsye të mirë: Wi-Fi nuk është gjithmonë i besueshëm për video, veçanërisht në format të definicionit të lartë dhe në rast se TV-ja juaj është larg prej router-it, unë rekomandoj Powerline AV, një standard për dërgimin e sinjaleve në rrjet përmes kabllove ekzistuese shtëpiake elektrike AC. Kam provuar Powerline AV+ Start Kit nga Belkin dhe kam kuptuar se është tepër e thjeshtë të vihet në përdorim. Ju mund të merrni pakon fillestare (Starter Kit) për 140$ nëse niseni për blerje më të lira. Shikoni find.pcworld.com/63460 për më shumë informata.

Strategjia e parë: Një DVR me akses në internet
Ja ku është zgjidhja më e thjeshtë: Ju blini një kuti set-top DVR dhe e lidhni atë me antenën, internetin, TV-në dhe portin e energjisë elektrike dhe kështu jeni gati për gjithçka.
Megjithatë zgjidhjet tuaja janë të limituara. Vetëm dy kompani bëjnë DVR që pranojnë transmetime ajrore dhe vetëm njëra prej tyre, TiVo, prodhon DVR që mund të përdorin internetin për përditësim të firmware.
Unë kam shikuar TiVo HD (find.pcworld.com/63461), përkatësisht modelin më të lirë DVR që plotëson kërkesat e parashtruara. Ju mund ta gjeni një të tillë për rreth 250$, por çmimi ju ofrohet me një shtojcë interesante: pajisja nuk do të funksionojë pa pagesën 13$ për abonimin mujor. Megjithëse kjo është shumë më pak se ç’kushton kabllori, ende tingëllon  si një kontradiktë pasi duhet të paguani një taksë mujore për t’i ikur një takse mujore. TiVo ofron opsione të tjera për pagim, duke përfshirë një me çmim prej 400 dollarësh për abonim jetësor.

TiVo HD është një incizues i mirë që ofron ndërfaqe të lehtë për shfrytëzim dhe përmban aftësi të jashtëzakonshme kërkuese. Ajo gjithashtu shërben edhe si një zgjidhje mbresëlënëse e argëtimit të bazuar në internet. Nëse abonoheni në Netflix (po, edhe një abonim tjetër), ju mund të zgjidhni shfaqje televizive dhe filma për të shikuar nga koleksioni i shikimit të menjëhershëm. Opsionet paguaj-për-të-shikuar përfshijnë zgjidhje nga Amazon Video on Demand, Walt Disney Studios dhe nga Jaman. Udhëtimi pa pagesë përfshin YouTube, që për fat të keq TiVo e ofron në rezolucion të plotë të ekranit (YouTube në një HDTV me madhësi 50 inç duket shumë keq).
Për të mirë apo për të keq, ju nuk do të shihni programe ditore nga Keith Olbermann ose Bill O’Reilly për shkak se TiVo nuk transmeton programe nga MSNBC ose Fox News. Pa marrë parasysh sa lloje shërbimesh video përkrah TiVo, ajo nuk mund t’i përkrahë të gjitha.

Strategjia e dytë: Një PC
Në një Windows PC, ju mund të shihni video në internet. Dhe nëse instaloni një TV Tuner në atë kompjuter dhe lidhni antenën në të, ju keni automatikisht një DVR. Tre versione të ndryshme të Windows, XP Media Center Edition, Vista Home Premium dhe Vista Ultimate, kanë softuer të pranueshëm DVR.
Në fakt, një sistem me Media Center në Vista ngërthen një rival kundrejt TiVo-s si kuti argëtuese. Përveç funksioneve DVR, një Media Center PC ju sjell Netflix, shumë stacione radioje, sport dhe lajme nga nëndega e Microsoft, MSNBC. Por për dallim prej një TiVo, ju mund të mbyllni Media Center dhe të shikoni video që nuk përkrahen në web shfletuesin tuaj, edhe nëse kjo kërkon Java, Flash apo Silverlight.
Natyrisht ju nuk keni një kompjuter të fuqishëm të cilin nuk e shfrytëzoni, kështu që ju duhet të blini një të tillë (megjithëse nuk keni nevojë për një monitor). Dhe vendosja e një PC-je në mënyrë të duhur është më vështirë sesa lidhja e një TiVo.

Së pari, ju duhet ta lidhni kompjuterin me TV-në. Shikoni “Lidhja e PC-së me TV-në tuaj” në faqen e ardhshme.
E dyta, ju duhet të keni një tuner. Nëse dëshironi të incizoni dy shfaqje në të njëjtën kohë, ju duhet të keni dy tuner. Mua më pëlqen WinTV-HVR 950Q nga Hauppauge, sepse është një tuner i thjeshtë i bazuar në USB që funksionon mirë. Ju nuk duhet të mendoni gjatë nëse pllaka amë e kompjuterit tuaj ka PCI apo PCI-e dhe as që duhet ta hapni fare shtëpizën e kompjuterit. Nëse shikoni për të blerë një të tillë, atëherë mund ta gjeni 950Q për afërsisht 70$.

950Q vjen me një pult, i cili është i vogël dhe i bezdisshëm. Për këtë ofrohen pulte më të mira; Hauppauge shet një pult më të madh, më komfort dhe të certifikuar nga Microsoft për Media Center, të cilin mund ta merrni për më pak se 30$ dhe gjithashtu mund të gjeni edhe opsione të tjera në web. Në fakt, Hauppauge dikur e ka lidhur 950Q me atë pult më të mirë në pakon WinTV-HVR-950Q Windows Media Center Kit. Kompania nuk e prodhon më këtë pako; por në momentin që po shkruaj këtë artikull ju ende mund ta gjeni në web faqen e Hauppauge (find.pcworld.com/63462) për 100$.

Strategjia e tretë: Një PC dhe një DVR
Por nëse nuk keni një kompjuter të lirë për ta përdorur si në DVR dhe nuk dëshironi të shpenzoni më shumë se 500$ për të blerë një të ri? Ju blini një DVR për transmetime televizive dhe lidhni PC-në në njësinë televizive dhe kabllon më të afërt ethernet për të shikuar video nga interneti (kjo është më  lehtë për t’u bërë me një laptop sesa me një desktop).
Pasi në këtë vendosje ju nuk duhet të keni veçoritë e internetit që ofron TiVo, ju mund të kurseni të holla të blini një DVR tjetër, i vetmi DVR tjetër që është i aftë për të pranuar sinjale ajrore, DTVPal DVR (www.dtvpal.com). Sikurse TiVo HD, DTVPal kushton 250$ nëse dilni në gjah për blerje, por nuk vendos taksë abonimi, thjeshtë e blini dhe është i juaji.
Nëse momentalisht jeni i abonuar te Dish Network, DTVPal do të ndihet i familjarizuar me të (Dish Network është pronar i tij). Pulti, sjellja dhe menytë janë pothuajse identike.
Por ekziston një çmim duke mos qenë i abonuar. Programi udhërrëfyes elektronik i njësisë është  i limituar në informacionet që stacionet transmetuese sjellin përmes sinjaleve të tyre dixhitale dhe kjo do të thotë se ju do të mund të shihni vetëm çfarë do të transmetohet për 12 orët e ardhshme. Kjo paraqet një kufizim mjaft serioz në kërkime.
Në anën tjetër të këtij sistemi dy pjesësh, ku hyn kompjuteri juaj, e vetmja vështirësi që mund t’u paraqitet është sjellja e sinjalit të kompjuterit në TV. Lexoni më tej.

Lidhja e PC-së suaj me TV-në
Në varësi të porteve të pranishme në kompjuterin dhe në televizorin tuaj, lidhja mes tyre mund të vështirësohet ose të bëhet e pamundur. Shikoni pjesën e prapme të pajisjeve dhe lutuni me vete. Nëse gjeni njërën prej këtyre përshtatjeve në vazhdim, atëherë jeni me fat.
Të dy kanë HDMI: Ju jeni gati për çdo gjë. Një kabllo e vetme do të kryejë punën, me imazh në definicion të lartë (HD) dhe me zë të fuqishëm prej PC-së në TV. Ju ndoshta do të duhet të zgjidhni daljen e audios së Windows në të dhënat e pajisjes, në HDMI.

Të dy kanë VGA: Natyrisht PC-ja juaj e ka këtë video port standard dhe HDTV-ja juaj sigurisht që e ka një të tillë. Por vetëm për shkak se një HDTV ka një port VGA nuk do të thotë se njësia mund të prodhojë një imazh me pamje të mirë prej tij. Provoje dhe shiko manualin e TV-së për instruksione.

Edhe nëse imazhi duket mirë (dhe me një HDTV më të ri, sigurisht do të duket), ju ende keni një problem me audion. VGA është sinjal vetëm për video dhe ende më duhet të shoh një TV me hyrje audio të përshtatura për portin VGA. Zgjidhja: gjeni një njësi tjetër të altoparlantëve për ta lidhur me PC-në ose lidheni PC-në me sistemin tuaj të altoparlantëve argëtues. Nëse veproni kështu, ndoshta ju duhet lidhja e një audio kabllo Y-adapter me miniplug stereo 1/8 inç (port i ngjashëm me ato në kufje) në njërën anë dhe dy konektorë standard audio RCA në anën tjetër.

Kompjuteri ka DVI, TV-ja ka HDMI: Ju mund të blini përshtatës DVI-HDMI në çfarëdo dyqani elektronik për vetëm 10 deri në 20 dollarë. Dalja rezultuese do të duket jashtëzakonisht bukur, pasi një pjesë e videos është një HDMI sinjal identik me një sinjal DVI. Ju prapë do të keni problemin e njëjtë me zë sikurse me VGA, por për fat e njëjta zgjidhje do të kryejë punë.
Të dy kanë S-Video: Rezultati nuk do të jetë kualiteti më i mirë HD ose i ngjashëm me kualitet DVD, por do të kryejë punë dhe për dallim prej lidhjeve të mësipërme, edhe njësia juaj e pre-HD ka gjasa të ketë port hyrës S-Video.
Çdo gjë tjetër: Përveç avancimit të video kartelës së kompjuterit tuaj, opsionet e tjera janë harxhuar. Ju mund të blini përshtatës për të konvertuar VGA në sinjale të zakonshme televizive, por ato të shtrenjtat duken keq dhe ato të lirat nuk funksionojnë.

Ju keni edhe alternativa shtesë për të sjellë internetin në televizorin tuaj. Disa njësi HDTV dhe lexues Blu-Ray arrijnë me lidhje të gatshme për internet dhe përkrahin Netflix, YouTube dhe ofertues tjerë të argëtimit. Shikoni find.pcworld.com/63463 për të kuptuar më shumë për ta.

Lajmet e fundit>