Lajmet

Hidhet në treg Chrome për Windows 8

Jun 13 2012
0 Shpërndarje
Hidhet në treg Chrome për Windows 8

Google ka bërë publike përpjekjen e vet të parë  që ta bëjë shfletuesin Chrome të punojë me dizajnin Metro të Windows 8, sepse aplikacioni injoron disa nga mandatet e Metrosë së Microsoftit. 

Kohë më parë PCWorld Albanian raportoi se Google dhe Mozilla do të lëshonin shfletuesit e vet Chrome dhe Firefox për Windows 8. Këto ndërmarrje duhet ta bëjnë këtë, duke marrë parasysh që nëse ata nuk hyjnë, mbase nuk do të mund të kishin shfletuesit e vet të gatshëm për Windows 8 gjatë ditës kur lëshohet ky sistem operativ (kurdo qoftë ajo). 

Për të pasur qasje në Chrome me stilin Metro në Windows 8, ju duhet të abonoheni në kanalin Chrome Dev për Windows dhe të shkarkoni versionin e fundit (21.0.1171.0). Sapo ta keni vendosur si shfletues të nënkuptuar dhe e keni vendosur në ballinën e Windows 8, atëherë bëhuni gati për ta përdorur. 

Chrome me stilin Metro, dallon shumë nga Internet Explorer 10, i cili është shfletuesi i nënkuptuar në Windows 8. Megjithëse IE10 dallon mjaft nga IE9, versioni i Chrome injoron disa nga idetë e dizajnit të Metros, të cilat i ka nxitur Microsoft. Kur ju klikoni me të djathtën ose shtypni tastin Windows  + Z, do paraqitet një shirit me aplikacione në pjesën e poshtme të ekranit. Google, në vend të kësaj, ka vendosur një shirit tradicional të menysë në këndin e djathtë, të  cilin ju mund ta klikoni për konfigurime dhe ndryshim të aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>