Lajmet

Hiqet llogaria parodike e vrimës në Twitter

Jun 23 2012
0 Shpërndarje
Hiqet llogaria parodike e vrimës në Twitter

Një gjë për të cilën rrjeti shoqëror Twitter ia vlen me plot gojë është për lajmet e freskëta, me përjashtim të kohës kur ky rrjet ndalet për shkak të problemeve. Diçka tjetër, të cilën e duan përdoruesit e rrjetit Twitter, është krijimi i llogarive që imitojnë ngjarjet e tanishme, apo ndonjë temë dite.

Kështu që nuk është befasi që dje, kur Twitter lajmëroi që një vrimë e titulluar “cascaded bug” e njohur në Kosovë si “bubë, bubë, kah i kam dajt”, shkaktoi një ndërprerje madhore në infrastrukturë. Një përdorues e shfrytëzoi rastin dhe krijoi një llogari imituese në formën e parodisë.

Nuk e dimë se kush ishte prapa llogarisë @CascadedBug, por nga kjo llogari ishin postuar disa cicërima në formë të shakave. Fatkeqësisht, kjo llogari është hequr nga Twitter.

Ja disa nga cicërimat që janë postuar nga kjo llogari.

Duke brejtur disa kabllo në kornizën kryesore të Twitterit. Ju kurrë nuk do të më gjeni mua, budallenj të inxhinierisë!

Hej @Twitter, unë nuk jam vrimë, unë jam një veçori.

Unë marr shumë forma. Nganjëherë unë dukem si kjo goo.gl/3hEvp. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>