Harduer

Hisense prezanton smartfonin Mira 6 me Windows Phone

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
Hisense prezanton smartfonin Mira 6 me Windows Phone

gsmarena_001 (1)Kohët e fundit Windows Phone ka njohur shumë kompani, të cilat kanë vendosur të përshtatin dhe të përdorin këtë sistem në telefonët e tyre inteligjent. Së fundi një tjetër kompani, e cila merret me prodhimin dhe tregtimin e telefonëve inteligjent i është bashkuar familjes së Windows Phone, e cila është në rritje dita-ditës.

Kompania Hisense, e cila është shumë e njohur në Kinë prezantoi telefonin Mira 6 me sistemin operativ Windows Phone 8.1. Ky telefon është i dizenjuar posaçërisht për përdorim në Kinë si dhe mundëson lundrimin në internet nëpërmjet rrjetit 4G LTE.

Hisense Mira 6 përbëhet nga ekrani 5 inç me një rezolucion 720piksel, dy kamerat, ku ajo e përparmja është 5 megapiksel, ndërsa ajo e mbrapmja 8 megapiksel si dhe do të funksionojë në bazë të procesorit Snapdragon 200. Telefoni Mira 6 do të ketë një RAM prej 1GB si dhe një memorie të brendshme prej 8 GB, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet një karte microSD. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>