Biznes

Historia e IBM, historia e informatikës

Jan 23 2009
0 Shpërndarje
Historia e IBM, historia e informatikës

alt

IBM mund të konsiderohet lojtari më i rëndësishëm i epokës së kompjuterit. Ka plot individë që me kontributin e tyre kanë bërë të mundur realizimin e mrekullive informatike që shohim sot, por pa kontributin e IBM asgjë nuk do kish ndodhur. Në gjirin e kompanisë kanë punuar thuaje të gjithë ata që sot bëjnë hartën informatikës botërore dhe listës së njerëzve më të pasur. Në një aktivitet muajin e kaluar, përfaqësuesit e IBM-së nga Sllovenia prezantuan zhvillimet e reja në virtualizimin e të dhënave, gjë që u prit me shumë interes nga pjesëmarrësit. Por kush është IBM për lexuesin shqiptar? Një shikim në historinë e saj sjell në dritë historinë e kompjuterit dhe erës informatike.\

Një përmbledhje për IBM
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore të gjitha aftësitë teknologjike të IBM, ishin në dispozicion të Qeverisë Amerikane. Linja e prodhimeve të IBM zgjerohej që të përfshinte dhe pjesët e motorëve, armatimeve si për shembull pushkët, bombat, me pak fjalë dy të tretat e artikujve të artilerisë. Tomas Watson përdorte një përqindje të fitimeve nga shitja e këtyre produkteve për të krijuar një fond dhe për ti përdorur paratë në ndihmë të grave të veja dhe fëmijëve të mbetur jetimë nga viktimat e luftës.
Vitet e Luftës etiketuan gjithashtu hapat e para të IBM drejt kompjuterizimit. Makina Llogaritëse me Sekuenca Automatike të Kontrolluara e cila u quajt Mark 1, u përfundua tërësisht në vitin 1944 pas gjashtë vitesh bashkëpunimi dhe përpunimi me Universitetin e Harwardit. Ishte makina e parë e cila mund të kryente në mënyrë automatike llogaritje të gjata.
Makina llogaritëse e quajtur Mark 1, kishte një gjatësi prej 50 këmbësh dhe lartësi 8 këmbësh dhe peshonte 5 ton. Ajo i bënte mbledhjet matematike në më pak se një sekondë, ndërsa shumëzimet në gjashtë sekonda dhe pjesëtimet në 12, pra mund të themi se të gjitha këto veprime i kryente më pak ngadalë se një makinë llogaritëse e kohëve të sotme. Gjatë dhjetëvjeçarit të dytë, IBM nxori “The Selective Sequence Electronic Calculator”duke e cilësuar atë si prodhimin më të arrirë të kompanisë. 604 makinat e para llogaritëse dixhitale më të suksesshme dolën në treg në 1948, 5600 prej të cilave u prodhuan brenda një periudhe dhjetëvjeçare. Ndërsa “The Card-Programmed Electronic Calculator” doli në 1949 dhe u cilësua si produkti i parë i IBM i dezinjuar në mënyrë specifike për qendrat e llogaritjeve.

 

IBM 1950alt
Gjatë viteve 50 IBM bëri disa ndryshime kyçe në teknologjinë e saj. Në vitin 1952, kompania bëri të njohur IBM 701, kompjuterin e parë më të madh të bazuar në tubin më vakum elektronik. Tubat ishin më të shpejtë, të vegjël dhe të lehtë për tu zëvendësuar, sesa switch elektromekanike të Mark 1, të vitit 1944. IBM 701 kryente deri në 17 mijë instruksione në sekondë dhe u përdor kryesisht për qeverinë dhe punë kërkimore, por përdorimi i tubave shumë shpejt bëri që ai të përdorej dhe për aplikacionet e biznesit si faturat, pagesat dhe kontrollet e inventarëve. Prej vitit 1959, transitorët zëvendësuan tubat e vakuumit elektronik.
IBM 7090 ishte një nga modelet e para të plota transitore e cila mund të përfundonte 229.000 llogaritje në sekondë. Forca Ajrore U.S e përdori 7090 për të drejtuar Sistemin Paralajmërues të Raketave. IBM e vazhdoi punën e saj duke proceduar me të dhënat dhe duke modeluar në 1957 kompjuterin e parë me sistem ruajtjeje të dhënash, të quajtur IBM 305 Random Access Method of Accounting and Control(RAMAC). Makineri të tilla u bënë baza e akumulimeve të para industriale për procesin e transaksioneve. Në më pak se një sekondë, RAMAC’s, krahu i  “random process” mundte të rigjente të dhënat e ruajtura në secilin prej 50 disqeve rrotulluese. Në panairin Botëror të vitit 1958 i cili u zhvillua në Belgjikë ku u paraqit dhe IBM, RAMAC iu përgjigj të gjitha pyetjeve të historisë botërore në dhjetë gjuhë. Gjithashtu në 1957, IBM prezantoi FORTRAN  (FORmula TRANSlation) e cila është fjalor kompjuteri i bazuar në rregullat e algjebrës, gramatikës dhe sintaksës. Ai u bë një nga kompjuterët më të përdorur të fjalorit në punën teknike. Gjenerata e re e grupit drejtues të IBM, mbikëqyrën me vëmendje periudhën e ndryshimit të shpejtë teknologjik. Thomas J.Watson shefi ekzekutiv i IBM pothuajse prej katër dekadash i kaloi titullin e presidentit djalit të tij Thomas J.Watson, Jr. në vitin 1952. Ai u bë oficer i shefit ekzekutiv vetëm gjahut javë përpara vdekjes së babait të tij në 19 qershor të vitit 1956, në moshën 82 vjeçare.


IBM 1960

Thomas J.Watson,Jr si dhe i jati i tij nuk e shikonin të ardhmen e kompjuterëve vetmë në matjen e kohës dhe kryerjen e llogarive, ata parashikonin rolin qe do të luanin kompjuterët në biznes, kështu që ai e çoi transformimin e IBM nga një pajisje e nivelit mesatar për hedhjen ë të dhënave dhe makinë shkrimi, në një lider për industrinë e kompjuterëve. Nën mbikëqyrjen e Thomas J.Watson,Jr u bënë gjithashtu dhe ndryshime në marketing. Në vitin 1969, IBM ndryshoi dhe mënyrën e shitjes së teknologjisë së saj.Tani nuk bëheshim më shitje të paketave me shërbime ofertash për softuer dhe harduer por tregtarët çmontuan përbërësit e kompjuterëve duke i shitur ato një nga një në mënyrë individuale. Ç’ grupimi i tyre çoi në lulëzimin multimilioner të fitimeve të marra nga industria e shërbimeve softuer, drejtuesi botëror i së cilës është dhe sot IBM.
altNë 7 Prill të 1964, IBM nxori System/360, kompjuteri i parë familjar për të përdorur softuer të zëvendësueshëm dhe pajisje periferike. Është një departament i spikatur i ndërtuar vetëm me një sistem strukture. System/360 përbëhej nga pesë procesorë dhe 19 kombinacione të fuqisë, shpejtësisë dhe memories. Përdoruesit e tij do të shikonin të njëjtin efekt pune nga ky kompjuter duke e krahasuar atë më punën e një procesori 100 herë më të fuqishëm. Ky sistem u ofro gjithashtu të ardhura të mëdha në sajë të Solid Logic Techonology –e cila përbëhej nga modulet gjysmë inch prej qeramike, të cilat ishin më të plota, më të shpejta dhe më të sigurta se transistorët e mëparshëm.
 

IBM e viteve 70
Vitet 70 treguan udhëheqjen e familjes Watson për më shumë se një gjysmë shekulli. Thomas J.Watson, Jr, kaloi në detyrën e CEO në vitin 1971. Pas një periudhe kohe të përkohshme e të drejtuarit nga T.Vincent Learson, Frank T.Cary mori në dorëzim udhëheqjen e IBM në vitin 1973. Watson shërbeu si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Sovietik nga viti 1979 deri në vitin 1981 duke mbetur gjithashtu anëtar i bordit drejtues të IBM deri në vitin 1984. Ai vdiq në 1993, në moshën 79 vjeçare.
Gjatë kohës së drejtimit të IBM nga Cary, industria e kompjuterit u zgjerua më shumë duke u përmirësuar në atë degë që kishte të bënte me jetën e përditshme. Floppy Disk, i cili u prezantua për herë të parë në 1971, u bë standardi  i ruajtjes së të dhënave personale në kompjuter. Kur njerëzit bënin pazarin ushqimor, stacioni i kontrollit të supermaketeve të IBM, i cili doli për herë të parë në 1973, përdorte dylbitë gjeometrike, thjerrat dhe lazer për të lexuar çmimet e produkteve. Jo vetëm kaq, por në vitin1973 klientët e bankës filluan të bënin tërheqje, transferta dhe pyetje rreth llogarive të tyre direkt nëpërmjet IBM 3614 Consumer Transaction Facility, një mënyrë e hershme ekuivalente me makinat e sotme automatike për tërheqjen e parave.

IBM e viteve 80.
Caktimi i John R.Opel si CEO në vitin 1981 koincidoi me fillimin e një epoke të re në industrinë e zhvillimit të kompjuterëve. Falë lindjes së kompjuterit personal IBM apo PC, marka IBM filloi të hynte në shtëpitë, bizneset e vogla dhe shkollat. Megjithëse nuk është një mekanizëm i perfeksionuar plotësisht sipas standardeve teknologjike, IBM PC përmblodhi tiparet më të domosdoshme të një kompjuteri në një mekanizëm të vogël. Ai përmbante 16 kilobyte të memories së përdoruesit (e barasvlershme me 256 kilobyte), një deri në dy floppy disk si dhe një monitor me ngjyra. Gjatë dizenjimit të Pc, IBM për herë të parë lidhi një kontratë me kompanitë e tjera për shitjen e produkteve të saj. Emri i  markës  së procesorit vjen nga INTEL, ndërsa sistemi operues i quajtur DOS (Disk Operating System) vjen nga një punonjës 32 vjeçar i një kompanie të quajtur Microsoft. John F. Akers mori detyrën e CEO në vitin 1985. Ai e fokusoi punën në zhvillimin e formave trajektore dhe të burimeve rishpërndarës. Gjatë udhëheqjes së kompanisë nga Akers dhe investimeve specifike të IBM në fushën e kërkimeve, kompania mori katër çmime Nobel, një prej të cilave në fizikë, matematikë, në depozitimin e memories dhe telekomunikacioneve. Ajo eci gjithashtu me hapa vigane në zgjerimin e aftësive kompjuterike.
Simptomat e para të ndërtimit të rrjeteve lokale të IBM u shfaqën në 1985 duke mundësuar p1rdoruesit e kompjuterëve personalë të shkëmbejnë informacione dhe të përdorin në mënyrë të përbashkët printer dhe dokumente përbrenda një ndërtese apo kompleksi. Për shkak të zhvillimit të mëtejshëm të kompjuterëve, IBM krijoi një mbështetje të fortë për kompjuterët në rrjet dhe për shumë aplikacione të tjera.

IBM e viteve 90alt
Gjatë viteve 1980 dhe fillimeve të 1990, IBM u fut pa dashje në disa trazira të revolucionit back-to-back. Kjo kthesë rrënjësorë për PC i vendosi ato në duart e miliona njerëzve. Që nga ky moment, revolucioni client/server u përpoq të krijonte një lidhje të përdoruesve me kompjuterë më të mëdhenj dhe më të lehtë në përdorim të cilët kishin dalë në treg gjatë kësaj periudhe (bëhet fjalë për “server” të cilët përpunonin paraqitjen e të dhënave dhe aplikimeve për përdoruesit e tyre). Këto ndryshime transformuan mënyrën me anë të së cilës blerësit shikonin, përdornin dhe blinin teknologjitë e reja. Këto revolucione e shkundën IBM rrënjësisht. Vendimet në lidhje me biznesin e blerjeve u morën menjëherë nga individët e departamenteve përkatëse, por jo nga ata me të cilët IBM kishte lidhje afatgjata në shitjen e produkteve. Iu dha prioritet teknologjive piece-part sesa zgjidhjeve në tërësi, pra u fokusuan më tepër në produktivitetin personal dhe të desktop sesa në kërkesat për shitjen e biznesit të ndërmarrjes. Nga viti 1993, humbjet vjetore neto të kompanisë thyen rekordin e $8milion. Menaxhimi i kostos dhe marrja e masave drejtuese u bënë shqetësimi kryesor. IBM mendoi të ndajë sektorët e saj veçmas në biznese të pavarura.
Në 1 Prill të vitit 1993, Louis V.Gerstner, JR. mori detyrën e tij si kryetar i IBM dhe i CEO. Për herë të parë në historinë e kompanisë IBM gjeti një drejtues të nivelit të lartë. Gestner kishte qenë kryetar dhe CEO i RJR Nabisco për katër vjet rresht, ndërsa kishtë punuar më parë për 11 vjet në pozicionin e ekzekutuesit të parë në American Express.
Gestner solli strategjinë e të menduarit me sloganin customer- oriented sensibility, eksperiencën e të cilës e kishte përfituar nga të punuarit si konsulent menaxhimi tek McKinsey& Co. Sapo filloi në punë atij i duhet të ndërmerrte veprime të shpejta dhe efikase për të stabilizuar kompaninë. Hapat që ndoqi ai ishin, rindërtimi i linjës së prodhimit të IBM, shkurtimi i forcës punëtore dhe vazhdimi i uljes së kostos së çmimit.
Pavarësisht nga presioni i vazhdueshëm për ndarjen e IBM në kompani të ndara dhe të pavarura, Gerstner vendosi ta mbajë atë ashtu siç ishte që në fillimet e saj. Ai u rikujtoi dhe njëherë se një nga forcat më të qëndrueshme të IBM ishte zotësia e saj për t’u siguruar klientëve zgjidhje që do të çonin në krijimin e performancave të reja të Pc. Ndarja e kompanisë do të kishte shkatërruar dobinë e të qenit unik të IBM.
Me rritjen e rrjeteve të internetit kompania pësoi dhe një rënie dramatike në industrinë e saj. Por kësaj here ajo u gjend më e përgatitur për ta përballuar. Gjithë puna e vështirë që IBM kishte bërë për të arrirë sukses në fushën client/server, i shërbeu kompanisë mjaft mirë në zhvillimin e rrjetit të informatikës. Blerësit u fokusuan dhe njëherë në integrated business solutions, çelësi i forcës së IBM i cili çoi në bashkimin e zgjidhjeve, shërbimeve, produkteve dhe teknologjisë së ekspertizës së kompanisë. Në vjeshtën e vitit 1995, ata paraqitën adresën kryesore në ekspozimin e tregut të industrisë së kompjuterëve COMDEX në Las Vegas. Gerstner  bëri të qartë vizionin e ri të IBM se rrjeti informatikës do të nxiste rritjen e industrisë në fazën tjetër dhe do të bëhej strategjia më domethënëse e saj. Atë vit , kompania siguroi shërbimet Lotus Development Corp ndërsa vitin tjetër Tivoli Systems Inc. Të altdyja këto të fundit u bënë segmenti i zhvillimit të shpejtë të kompanisë më një rritje më shumë se 20% në vit.
Në maj të vitit 1997, IBM demonstroi në mënyrë dramatike potencialin e saj në  informatikë me anë të Deep Blue, një kompjuter i tipit 32 nyjësh , IBM RS/6000 SP për të luajtur shah në një nivel të klasit botëror. Në një ndeshje loje në New York, Deep Blue mundi Kampionin Botëror të Shahut Garry Kasparov. Ishte hera e parë që një kompjuter kishte rrahur një nga lojtarët më të mirë të shahut gjatë një lojë dyluftuese, e cila çoi në ndezjen e një debati publik se si mund të ndodhte që një kompjuter i mbyllur ti afrohej përafërsisht inteligjencës njerëzore. Megjithatë shkencëtarët të cilët kishin përpiluar Deep Blue, preferuan më mirë të diskutonin për probleme më praktike sesa ato të shprehura me lart. Fuqia llogaritëse e Deep Blue (arrinte të kapte 200 milion lëvizje shahu për sekond) kishte një gamë të gjerë aplikacionesh në fushat të cilat nevojitej eksplorim sistematik i një numri të gjerë sistemesh si parashikimi i motit, modelimi i të dhënave financiare dhe zhvillimi i terapive të reja të drogës.
Në mbyllje të kësaj dekade, IBM qëndroi në prag të shekullit të ri duke e ristabilizuar veten si një drejtuese e rinovimit te informacionit teknologjik. Udhëheqja e saj ndihmoi në krijimin e revolucionit e-business, në të vërtetë, ajo e transformoi strukturën duke bërë një kthesa të fuqishme dhe mbresëlënëse për biznesin e saj. Në fillim të shekullit të ri IBM u zhvillua më tepër në të ardhmen duke ndihmuar në krijimin dhe praninë e kudogjendur të rrjeteve botërore të cilat po lidhnin çdo kompjuter dhe shumë shpejt ndoshta çdo pajisje elektronike në botë.
 

IBM e viteve 2000
Kjo dekadë filloi me një rënie të kërkesave të blerësve dhe përplasjes me dot-com. Nëse viti 2000 u pa si çasti vendimtar për e-business, 2001 është viti në të cilin ndërmarrjet e stabilizuara botërore u zgjuan dhe gjetën mundësitë e vërteta në lidhje me kërkesat e teknologjisë. Në vazhdim IBM debutoi me gjeneratë të re serverësh”eServer” i cili i plotësonte të gjitha kërkesat e reja dhe mbështeste infrastrukturën themelore të e-business. Vitet 2000 flasin gjithashtu dhe për pak tranzicion në drejtimin e IBM. Samuel J.Palmisano u bë presidenti dhe oficeri kryesor në operimin e kompanisë, ndërsa dy vjet më vonë ai u emërua oficeri ekzekutiv i saj. Në rolin e CEO, Palmisano ia doli mbanë, Louis V.Gerstner, Jr vazhdoi të punonte si drejtor deri në vitin 2002. 
 

 

Lajmet e fundit>