Lajmet

Historike! Kalimi në Windows 10 falas edhe për ata që kanë një kopje të pirateruar të sistemit operativ

Mar 18 2015
0 Shpërndarje
Historike! Kalimi në Windows 10 falas edhe për ata që kanë një kopje të pirateruar të sistemit operativ

Cortana-Windows-10-Settings-photoNë një lëvizje e cila mund të rezultojë historike në betejën ndaj piraterisë, Terry Myerson nga Microsoft ka njoftuar se gjigandi i softuerit do të lejojë të gjithë konsumatorët, se pavarsisht nëse zotërojnë një kopje origjinale apo të pirateruar, të kalojnë në Windows 10 falas.

Kjo lëvizje si duket po shënjestron tregun kinez ku 2/3 e kompjuterave kanë një kopje Windows të pirateruar. Deklarata e Terry Myerson u publikua nga agjensia e lajmeve Reuters e cila kishte pasur një thirrje telefonike me të.

Nëse kompania ofron Windows 10 falas, të paktën për vitin e parë, Microsoft po devijon nga modeli tradicional i shitjeve të kompanisë. Prodhuesi i softuerit njoftoi se Windows 10 do të lançohet zyrtarisht këtë verë në 190 shtete. Lenovo është ndër ato prodhues të cilët do të ofrojnë të parët Windows 10 në kompjutera dhe pritet që së shpejti kompania të lançojë edhe telefonin e parë Windows. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>