Harduer

Historiku i telekomandave të lojërave i paraqitur nëpërmjet artit

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Historiku i telekomandave të lojërave i paraqitur nëpërmjet artit

telekomanda e lojraveHerën tjetër që do jeni duke shtypur butonat e telekomandave të lojërave mos harroni se pas asaj pajisjeje input-i qëndron një gjysëm shekulli inovacionesh.

Për t’ju kujtuar pikërisht këtë gjë PopChart Lab (kompani e krijuar si bashkëpunim midis editorë librash dhe dizajnerash grafikë që përpiqen të paraqesin aspekte të ndryshme nëpërmjet grafikës) ka publikuar posterin e titulluar “Evolucioni i telekomandave të lojërave” që hedh dritë mbi progresionin e pabesueshëm të telekomandave si harduer.

Në krye të listës së 179 telekomandave qëndron pajisja input revolucionare e përdorur në lojën “Tennis for two” (një nga lojërat e para që ka përdorur teknikat e grafikës) dhe më pas në këtë hierarki të organizuar janë vendosur disa kategori të telekomandave që renditen nga pajisjet input analoge deri tek ato që funksionojnë me prekje duke përfshirë gjithashtu dhe gjithë platformat e vogla të lojërave që mbahen në dorë.

Në rast se keni luajtur me kompjuter atëherë me siguri i njihni të gjitha këto pajisje ose ndoshta pothuajse të gjitha duke përjashtuar një numër shumë të vogël prej tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>