Lajmet

Historitë e Instagram me afisha të vendodhjes, orës, motit dhe emoji

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Historitë e Instagram me afisha të vendodhjes, orës, motit dhe emoji

instagram-stickersDitën e sotme Instagram u kundërpërgjigj geofiltrave të Snapchat me të ashtuquajturit “Stickers” ose në gjuhën shqipe afisha të cilëtat janë kryesisht emra vendodhjeje, orare, moti dhe emoji. Krahas tyre Instagram po ofron disa grafika sezonale si pemë krishtlindjesh dhe të tjerë elementë që përfaqësojnë sezonin e pushimeve.

Gjithashtu një tjetër veçori e disponueshme në Snapchat, ruajtja e historive në 24 orët e fundit, do të jetë pjesë e Instagram. Ndër të tjera, në historitë e Instagram tashmë mund të shtoni kuti të shumëfishta teksti në vend të një mundësie që kishit në të kaluarën.

Veçoritë e reja do të ndihmojnë Instagram të matet me Snapchat duke mbyllur hendeqet që ekzistojnë në mjetet e kreativitetit.

Instagram vendosi të mos komentojë nëse në të ardhmen do të ofrojë afisha të sponsorizuara për të gjeneruar të ardhur apo një platformë për krijimin e tyre. E vetmja gjë që rrjeti social i fotografive tha ishte se po punonte për të sjellur më shumë mjetet kreative.

Afishat mund ti aksesoni duke prekur mbi ikonën në formën e një fytyre që gjendet krahas dy funksioneve të tjera ekzistuese.

Së fundi, për ata që preferojnë të publikojnë video, versioni më i fundit i Instagram e bën më të lehtë regjistrimin me një të prekur butoni. Kjo është diçka që Snapchat e ofron prej një viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>