Analiza

Historitë e Instagram dominojnë mbi Snapchat me 250 milion përdorues në ditë

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
Gjatë muajit Prill kjo shifër ishte 200 milion, pikërisht edhe periudha kur la pas 166 milion përdoruesit aktivë të Snapchat. Historitë e Instagram dominojnë mbi Snapchat me 250 milion përdorues në ditë

Historitë e Instagram kanë zgjeruar më tej diferencën me Snapchat duke shkuar në 250 milion përdorues aktivë në ditë.

Gjatë muajit Prill kjo shifër ishte 200 milion, pikërisht edhe periudha kur la pas 166 milion përdoruesit aktivë të Snapchat.

Kjo statistikë tregon se rritja e Instagram po përshpejtohet duke shtuar 50 milion përdorues në vetëm dy muaj. Ndërsa rritja e Snapchat ra ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, Historitë e Instagram po rriten me 25% më shpejt.

Menjëherë pas këtij lajmi, aksionet e Snapchat ranë me 2,96%. Së bashku me këtë lajm, Instagram tha se përdoruesit do të kenë mundësi që një transmetim live ta vendosin edhe në formën e një historie përpara se të humbasë.

Në të kaluarën transmetimet live zhdukeshin sapo ajo përfundonte. Edhe Facebook Live e ofron diçka të ngjashme.

Rritja me shpejtësi e Instagram tregon edhe mundësitë e humbura të Snapchat. Aplikacioni ngelet një sfidë për tu përdorur për moshat më të vjetra. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>