Analiza

Historitë e Instagram “gjunjëzojnë” Snapchat

Apr 25 2017
0 Shpërndarje
Disa prej titujve të kopjuar janë “Messenger Day,” WhatsApp Status,” “Instagram Stories” etj. Historitë e Instagram “gjunjëzojnë” Snapchat Photo Source: Statista

Stili i të kopjuarit të Snapchat për Facebook duket se ka funksionuar për mrekulli. Kompania prezantoi një sërë veçorish të reja në platformat e saj nga Facebook tek WhatsApp dhe Instagram.

Disa prej titujve të kopjuar janë “Messenger Day,” WhatsApp Status,” “Instagram Stories” etj.

Së fundi mësuam se historitë e Instagram kishin kaluar 200 milion përdorues aktivë në ditë 9 muaj nga debutimi i tyre ndërkaq Snapchat kishte vetëm 161 milion në Dhjetor.

Ky vit ishte shqetësues dhe më shumë për Snapchat falë ngadalësimit të rritjes në bazës së përdoruesve. Nëse Facebook vijon të kopjojë në mënyrë të pamëshirme disa prej funksioneve që e bëjnë të veçantë Snapchat, vështirë se ky i fundit do ja dalë mbanë ti mbijetojë kësaj përplasjeje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>