Lajmet

Historitë e Instagram kanë 200 milion përdorues

Apr 14 2017
0 Shpërndarje
Historitë e Instagram – Instagram Stories – tashmë numërojnë 200 milion përdorues aktivë në ditë, duke lënë pas historitë e Snapchat me 161 milion. Historitë e Instagram kanë 200 milion përdorues Photo Source: Bloomberg

Kopjet e Instagram duket të kenë funksionuar. Historitë e Instagram – Instagram Stories – tashmë numërojnë 200 milion përdorues aktivë në ditë, duke lënë pas historitë e Snapchat me 161 milion.

Historitë të cilat janë një paraqitje fotosh dhe videos të cilat humbasin pas 24 orësh, janë identike me historitë e Snapchat.

Megjithatë u pa një hov që nga momenti i implementimit të tyre kur arritën 100 milion përdorues ditore në Tetor. Avantazhi i Instagram shihet qartë nga numri i përdoruesve prej 500 milion krahasuar me 161 milion në Snapchat.

Pavarësisht këtij fakti, beteja mes Instagram dhe Snapchat është shumë larg nga fundi. Instagram gjithashtu prezantoi mjete të reja të editimit të videove dhe fotove, veçori të cilat Snapchat i ofronte që prej muajit Prill të vitit të kaluar.

E vetmja veçori që Instagram ende ska kopjuar nga Snapchat janë selfiet 3D me realitetin e shtuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>